E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg 6 falsifikatorëve të patentave

TIRANE - Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë "arrest me burg" për gjashtë nga të akuzuarit për falsifikime dokumentesh, të cilët u arrestuan në kuadër të operacionit policor të koduar "Trekëndëshi". 

 Edmond Apostoli, Ilir Fusha, Mariglen Nikaj, Avni Sinameta, Menduh Koci dhe Julian Gina do të qëndrojnë në qeli deri në përfundim të hetimeve, sipas kërkesës së Prokurorisë. Ndërsa taksisti Piro Kosta, u la i lirë nga gjykata në këmbim të një garancie pasurore prej 300 mijë lekësh, për të cilën ai dorëzoi në gjykatë llogaritë bankare. Të pandehurit u arrestuan tri ditë më parë në kuadër të operacionit të koduar "Trekëndëshi", që u shtri në Tiranë, Shijak dhe Durrës. Ndërkohë prokurori që kishte drejtuar hetimet paraprake u komunikoi dje të arrestuarve akuzat: "falsifikim të dokumenteve zyrtare", "falsifikim të pasaportave ose vizave", "falsifikim të vulave, stampave ose formularëve", "falsifikim i akteve të zyrës së gjendjes civile", "dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit", "prodhimi i mjeteve për falsifikim", të gjitha të kryera në bashkëpunim.                                            fa.ma.                        

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›