Ideja e Alibeaj: "Licencat e avokatisë, 1 euro"
TIRANE - Licencat e avokatisë pritet të jepen kundrejt pagesës vetëm një euro.
Projekti më i fundit i Ministrisë së Drejtësisë, i cili është ende në fazën e propozimit, është përfshirë në nismën qeveritare "Shqipëria një euro". Paraprakisht ideja e Ministrisë së Drejtësisë ka hasur në kundërshtinë e ashpër të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, dhe ende nuk është bërë draft për ndryshime në ligjin "Për avokatinë". Aktualisht licenca e një avokati në Shqipëri kushton rreth 100 mijë lekë të reja, por edhe kjo pagesë llogaritet të jetë më e lira në Evropë. Referuar çmimeve të vendeve të tjera, pas Shqipërisë vjen Maqedonia ku licenca e një mbrojtësi ligjor kushton dy mijë euro dhe më pas Kroacia me 4 mijë euro. Ndërkohë burime nga Dhoma e Avokatëve të kryeqytetit, kjo ide e Ministrisë së Drejtësisë u cilësua si jo e drejtë, pasi sipas tyre, kjo ka të bëjë veç tjerash edhe me përfitimet e Dhomës së Avokatisë, e cila është një institucion që financohet pikërisht nga pagesat e avokatëve që ushtrojnë profesionin e lirë. Burime të lajmit pohojnë se, kjo nismë e Alibeajt është bërë publike gjatë një takimi të organizuar në Vlorë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Përfaqësuesja e Ministrisë së Drejtësisë prezantoi veç tjerash edhe ndryshmet e propozuara nga ky institucion për ligjin e Avokatisë. Por sapo i njohën me këtë fakt, avokatët e kundërshtuan ashpër dhe tashmë nuk dihet nëse ministria do e propozojë apo jo, këtë ndryshim në draftin që po përgatitet. Ndërkohë avokatët sqarojnë se, po përgatiten për ta kundërshtuar draftin që në zyrën e kodifikimeve para se ai të kalojë instancat e tjera. Por sipas tyre, ministria nuk u ka konfirmuar faktin nëse do ta materializojë këtë ide. fa.ma.