E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo:Orë arti në shkolla

“Eshtë e rëndësishme, që edhe në shkollat jo artistike, si në shkollat bazë ashtu edhe në të mesmet, të gjithë nxënësit të marrin njohuri bazike mbi muzikën apo artin në përgjithësi. 

Orët e bukura në shkolla do t’i ndihmojnë nxënësit tanë në procesin e të nxënit”. Këtë deklaratë, ministri i Arsimit Genc Pollo, e bëri dje pas përfundimit të festivalit të 13-të mbarëkombëtar “Pianisti i ri” në Vlorë. Ministri premtoi një zë më vete në buxhetin e investimeve të arsimit, për blerjen e instrumenteve në shkollat e artit, si dhe mbështetje nga MASH për organizimin e konkurseve ndërkombëtare, për të promovuar nxënësit tanë edhe jashtë shtetit. Fituesit e festivalit morën çmime dhe certifikata. Organizatorët e këtij aktiviteti kërkuan më shumë vëmendje për artin e muzikën. Mbështetje maksimale ata gjetën edhe nga ministri i Arsimit Genc Pollo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›