Verdhëza prek 4 fëmijë në një lagje
GJIROKASTER – Dy ditët e fundit shënojnë katër raste të verdhëzës në Gjirokastër. Të prekurit janë katër fëmijë 5, 6 dhe 8 vjeç, nga dy familje, të cilët banonin në të njëjtën lagje të qytetit, atë “Zinxhira”.
Temperaturë e lartë, zverdhje në fytyrë dhe urinim me ngjyrë të kuqërremtë, kanë qenë simptomat fillestare të fëmijëve, që janë shtruar me urgjencë në spitalin “Omer Nishani”. Sipas mjekut Laver Stroka, ata janë akomoduar në një dhomë të vetme në repartin infektiv duke bllokuar hyrje-daljet e personave të tjerë nga frika e përhapjes së sëmundjes. Ndërsa fëmijët e prekur janë nën kujdesin e mjekëve nga ana e Drejtorisë së Shëndetit Publik, është dezinfektuar banesa e familjeve të tyre për të shmangur ndonjë rast tjetër të sëmundjes ngjitëse. Gjithashtu, kampione të ujit të konsumuar nga të vegjlit do të analizohen, për të kuptuar nëse sëmundja është shkaktuar prej tij. p.n