"Remzi Hoxha", Koldashi: Sefgjini, një nga urdhëruesit
Arben Sefgjini, ish-drejtor i SHIK-ut në Tiranë, është personi që ka urdhëruar operacionet për rrëmbimin e Remzi Hoxhës, Ziso Kristopulit dhe Avdyl Loshajt. Në emisionin "Exclusive" në "Top Channel", Avni Koldashi ka treguar të gjitha detajet e dosjes 13-vjeçare, e cila endet në organin e akuzës. Ai pretendon se vetëm ka zbatuar urdhrin e eprorëve dhe nuk ka pasur kurrfarë dijenie se me ç‘motiv janë "rrëmbyer" viktimat
Së bashku me Arben Sefgjinin, Budjon Meçen dhe Ilir Kumbaron akuzoheni për rrëmbim e zhdukje personi. Sa i implikuar jeni në këtë histori?
Së pari kjo akuzë është shumë e pabazë, pasi është çështje e hetuar për mua. Së dyti nuk ekziston një grup dhe e treta, trajtimi që i është bërë është një trajtim ordiner. E katërta, që është më kryesore, sepse në akuzën për mua është shtuar një person që në vitin 2003 nuk ka qenë i përfshirë në këtë akuzë, pasi unë nuk e njoh fare. Që në vitin 2003 kjo çështje është veçuar për mua dhe unë nuk kam qenë pjesëtar i këtij grupi. Tani, në lidhje me akuzën që ngre organi i procedimit penal, përkatësisht Prokuroria për Krime të Rënda, thuhet që personat Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro, Avni Koldashi dhe Budjon Meçe, përkatësisht me detyrat zv/drejtor i SHIK-ut në Tiranë, kryetar i degës së parë, shefi i bazës së vëzhgimit dhe inspektor i degës së parë, me njëri-tjetrin kanë rrëmbyer, torturuar dhe zhdukur një person dhe tre të tjerë i kanë rrëmbyer e torturuar. Për sa i përket kësaj akuzë, akuza në radhë të parë është pa themel, sepse kjo çështje është hetuar nga organi i procedimit penal, pra nga Prokuroria e Tiranës, e monitoruar nga ish-prokurori i Përgjithshëm.
Në vitin 1995, atëherë kur ishit shef i bazës së vëzhgimit të Tiranës, si u përfshitë ju në lidhje me rrëmbimin e Ziso Kristopulit dhe Remzi Hoxhës?
Në detyrën e shefit të bazës së Tiranës e di që kam marrë pjesë edhe vetë në shoqërimin e disa personave. Kjo, kryesisht, kur është parë e nevojshme që në shoqërim duhet të jetë edhe shefi. Fillimisht do të flasim për Ziso Kristopulin. Unë nuk e kam njohur Ziso Kristopulin përpara asaj periudhe si person, pasi nuk kishte arsye ta njihja. Më kërkuan në Drejtorinë e Tiranës. Ka qenë diku nga muaji tetor i vitit 1995. Aty ishte drejtori dhe zv/drejtori, pra Mehmet Hoxholli dhe ka qenë zv/drejtori Arben Sefgjini. Dhe pasi u përshëndeta, më thanë se kemi një person që duhet ta tërheqim nga Saranda për bisedë operative, por meqenëse rruga është e largët dhe mund të ketë probleme, larg qoftë një aksident, mund të ketë një konfrontim në rrugë. Më thanë se ishte e nevojshme që të shkoja unë, meqenëse isha më i njohur me problemet, pasi isha më i aftë se inspektorët dhe se veprimtaria ishte e sigurt. Dakord, u thash unë.
Detyra ishte që unë të merrja kontakt me kryetarin e Sarandës dhe do të ishin ata që do e sillnin personin e ne do e bënim transportimin nga Saranda për në Tiranë. Mora dy punonjës, në makinën e bazës dhe e pajisëm me targa shtetërore, për vetë daljen jashtë shtetit, që të evitonim kontrollet rrugës. Shkuam në Sarandë. Atë natë shkuam vonë. Të nesërmen mora kontakt unë me kryetarin e Sarandës të Shërbimit Informativ. Ia bëra prezent atij. Më pas unë nuk u mora ditën e fundit. Shkuan dy punonjës të mi, e morën dhe e sollën para hotelit ku isha unë. Shkova në dhomë se kishim rrobat e ndërresat. Në makinë ishte shofer i bazës i quajtur Besim Datja. Makina ishte një makinë "Audi 80", tip i vjetër, unë isha në vendin e parë. Kam pasur dy inspektorët, që janë të njohur nga organet e hetimit. E pyeta se nga ishte, ç‘arsim kishte, jo për arsye hetimore, por për ta njohur.
Dhe më pas erdha në Tiranë. E lashë në makinë me dy inspektorët dhe u futa në bazën e vëzhgimit. Mora në telefon zv/drejtorin, z.Arben Sefgjinin, dhe i thashë: "Zoti Arben, unë problemin e kam kryer dhe jam me dy inspektorët". Më kujtohet se më tha se jam jashtë Tiranës dhe do të lidhesha me drejtorin e Drejtorisë së parë pranë Shërbimit Informativ Shtetëror i cili quhej Gëzim Kupe. Mora në telefon inspektorët e informacionit dhe u thashë se jam Avni Koldashi dhe kam një problem me drejtorin Kupe dhe jam i autorizuar nga zv/drejtori i Tiranës. Ata më thanë se nuk ishte dhe më dhanë numrin e shtëpisë në Durrës. Ja bëra prezent problemin dhe më tha se në moment do të njoftonte kryetarin e Lezhës dhe do ta dërgonin për në Lezhë. Jemi nisur me të njëjtin grup. I thashë: Meqenëse ka ndodhur një problem, për të cilin është e nevojshme prezenca juaj, ju duhet të udhëtoni me ne. Kur kemi shkuar nga territori i Krujës, a i Kurbinit erdhi makina që na dha sinjal, makina e kryetarit të Lezhës. E informova si ishte problemi. Po, më tha, më ka thënë drejtori i drejtorisë së parë. Kemi shkuar në bazën e Vajinit. Unë, me thënë të drejtën, nuk e kam shoqëruar brenda. Kam qenë deri te dera. S‘ishte e nevojshme të shkoja. E kanë marrë dy inspektorët. Unë e dorëzova Zison bashkë me dy inspektorët e mi, bashkë me shoferin, në bazën e Vajinit. Ishte prezent, sipas urdhrit që mora nga eprorët, kryetari i SHIK-ut të Lezhës. Ne kemi dalë prej aty.
Komunikuat me z.Sefgjini?
Jo. Jo. Me kaq ishte e mbyllur dhe unë nuk di gjë.
Sa ditë pas Ziso Kristopulit u rrëmbye Remzi Hoxha?
Më kërkuan në drejtori, përkatësisht zv/drejtori Arben Sefgjini, i cili mbulonte problemet operative. Dhe më tha se z.Avni është një person i cili duhet tërhequr për bisedë operative. Problemi, mesa mbaj mend unë, më tha se është i rëndësisë së veçantë, sepse mund të kryhej ndonjë akt i paprecedent. Më tha se ishte e domosdoshme ta gjenim atë ditë dhe ta tërhiqnim në bisedë. Nuk më përmendi emrin e Remzi Hoxhës, pasi unë këtë person nuk e njihja me emrin Remzi Hoxha, por më tha se ky person është marrë në vëzhgim. Domethënë, sektori operativ këtë person e ka vënë në vëzhgim. Vëzhgimi nënkupton mbikëqyrjen e fshehtë fizike. Sefgjini më tha se ishte një person me pseudonim. Kaq, më kujtohet. Numri i vëzhgimeve është shumë i madh dhe na duhen inspektorë që e kanë pasur nën vëzhgim, që ta njohin, sepse ne nuk e njohim. Unë shkova në bazë mora dokumentacionin. Gjeta pas pseudonimit se në çfarë date është marrë. Sipas dokumentacionit, në këtë datë gjeta inspektorët e vëzhgimit që e kanë pasur në vëzhgim Remzi Hoxhën.
Pse e kishin mbajtur nën vëzhgim?
Gjeta persona që e kishin mbajtur nën vëzhgim. I thirra në zyrën time edhe u thashë: Shikoni, problemi është se kërkohet një person që të identifikohet dhe nga baza kërkohet ndihma jonë, nëse dihet se ku ndodhet, pikat që frekuenton, vendin e punës. Ju e dini më mirë, pasi ky është mbajtur nën vëzhgime treditor. Ne nuk njiheshim me veprimtarinë përse akuzohej, nëse ai dyshohej. Procedura jonë ishte kjo: për sa kohë që është në vëzhgim, hartohej material. Mbi këtë procedurë vinte tek unë dhe me një dokument të sekretuar kalonte në arkivin përkatës të Drejtorisë së Tiranës. Më pas, nga arkiva e tërhiqte sektori operativ. Inspektorëve u thashë se duhet të shkonin dhe të merrnin kontakt me zv/drejtorin Arben Sefgjini. Madje më kujtohet se më parë i thashë: z.Arben, unë nuk kam makinë të bazës. Pastaj më mori në radio dhe më tha të dilja para bazës. Aty do kisha një makinë të drejtorisë dhe të vija se kishin një problem. Në këtë kohë dola dhe pashë makinën tip gri, "Fiat tipo". Ishte makina e degës së dytë. Jo makina e degës së parë, ku ishte Ilir Kumbaro, por makina e degës së dytë. Ishte një person tjetër kryetar dege. Shoferin e mbaj mend, ishte shoferi Shpëtim Pasholli. Më thotë zv/drejtori Sefgjini, se ishte identifikuar vendi i këtij personi që do të merrnim dhe do të shkonim bashkë me atë. Do ishin edhe disa inspektorë dhe makina të tjera dhe atje do të vendosej se kush do të shkonte për ta tërhequr. Kemi udhëtuar në drejtim të Rrugës së Frigoriferit, jemi afruar në një distancë ku ishte identifikuar. Në radio kërkohej nëse personi ishte brenda. Është marrë konfirmimi se personi ishte brenda. Atëherë po me radio u lajmërua se makina filan duhej të afrohej. Pra, duhej të afrohej makina ime. Jemi futur në oborr. Na thanë në radio se duhej t‘i thoshim që duhej ta merrnim për sqarim. Ai erdhi në makinë. Ishte hera e parë që unë e pashë personin. Ishte një person rreth të dyzetave. Nuk komunikova me të. As ai nuk komunikoi. Ata i thanë se bëhej fjalë për një bisedë operative.
Si jeni prezantuar? I keni thënë se jeni persona të SHIK-ut?
Jo. Këtë nuk mund ta them, pasi mund të ishim paraqitur si persona të SHIK-ut, mund të ishim si punonjës të policisë kriminale. Këtë nuk mund ta them dot.
Pra ju e morët Remziun në afërsi të Frigoriferit...
Nuk ishte dhënë istruktazhi nga unë. Personin që ishte marrë unë nuk e dija se ishte Remzi Hoxha, apo se me çfarë ishte marrë. Nuk kishte ndonjë reagim agresiv apo të kishte kundërshtim. Pra ishte një njeri që as nuk foli, as ne nuk komunikuam me të. Kuptohet se kishte makina të tjera në operacion. Se ishin dy apo tre nuk e di. Po që kishte, kishte. Arben Sefgjini, i cili drejtonte operacionin, tha se duhej të nisej në drejtim të "Zogut të Zi", nga rruga e veriut. Kemi kaluar "Zogun e Zi" dhe deri në institut na tha se duhej të ndalnim makinën dhe personi duhej t‘i kalohej kryetarit të degës së parë, z.Ilir Kumbaro. Kanë ardhur dy makina të tjera. Më kujtohen si fytyra inspektorët e degës së Ilirit. Edhe unë kam dalë nga makina. Ka ardhur Iliri. I thashë: Ilir e dëgjove? Po, më tha. Është urdhër i zv/drejtorit. Do na japësh leje se ne jemi sektor operativ. E mori kryetari i degës së parë Ilir Kumbaro dhe ne u kthyem për në Tiranë. Në radio mora urdhrin që të shkoja së bashku me një inspektor, në prezencën e një inspektori të degës së parë, që quhej Qerim Tanku dhe të kontrolloja makinën e personit që u mor për bisedë operative përpara punishtes ku kishte vendin e punës. Edhe duhej t‘u thoshim punëtorëve se ishte marrë për pyetje të shpejtë, me sa di, nga policia kriminale dhe do të kthehej sapo të mbaronte bisedën.
Keni lëvizur me urdhër?
Patjetër, me urdhër lëvizej. Ka dalë nga automjeti inspektori, Qerim Tanku, bashkë me dy inspektorët e vëzhgimit. Unë kam qenë më këmbë dhe shoferi në makinë. Kanë kontrolluar makinën për ndonjë material që i interesonte sektorit operativ. Nuk e di nëse gjetën apo jo. Përfundoi kontrolli i makinës dhe u thamë punëtorëve se personi do të kthehej. Jam larguar direkt dhe më ka lënë shoferi i degës së dytë, Shpëtim Pasholli, pranë bazës. Kam mbaruar punën në orarin që përfundon çdo ditë dhe me çështjen Remzi Hoxha jam njohur pas arrestimit të vitit 2003, gjë të cilën e kam sqaruar. Me z.Sefgjini nuk kam pasur komunikim pas punës.
Për sa i përket dosjes "Remzi Hoxha", dua të bëj me dije se nga unë, Avni Koldashi, nuk ka ekzistuar asnjë veprim në kundërshtim jo vetëm me ligjet, por as dhe me përmbushjen e detyrave të funksionit tim dhe nuk ka ekzistuar asnjë verim jo vetëm me ligjin, por as dhe me normat morale më të vogla. Pra nuk kam asnjë shkelje. Nuk kam asnjë thyerje. Unë thjesht kam kryer shoqërimin e personave, i cili ka qenë i urdhëruar nga eprorët e mi. I motivuar në zbatim të ligjit dhe funksioneve shtetërore që unë kisha, duhet të deklaroj: Këto që thashë, janë thënë në vitin 2003. Nuk kisha arsye që të dija më shumë, pasi ishin sektorët e tjerë që i dinin. Për sa i përket këtij segmenti që unë e kam kryer, kjo ka qenë e qartë dhe s‘ka pse të ndihem fajtor për këtë segment.
Familjarët e Remzi Hoxhës pretendojnë se ka persona të tjerë përgjegjës për zhdukjen e të afërmit të tyre, mes të cilëve akuzojnë edhe z.Bashkim Gazidede. A ju duket e drejtë kjo akuzë?
Familjarët e Remzi Hoxhës në radhë të parë kanë një të drejtë. Tani unë në pozicionin e të akuzuarit e shikoj këtë akuzim karshi meje krejt të pabazë dhe pa themel, po ashtu dhe tendencioz. Por nuk mund të mos flas edhe për familjarët e Remzi Hoxhës, pasi është vetë çështja e përfshirë me ta. Unë nuk e di nëse z.Gazidede ka pasur dijeni për çështjen e Remzi Hoxhës, apo nuk ka pasur. Kjo është çështje e vetë z.Gazidede dhe e organit të procedimit penal në Shqipëri. Unë e përsëris se, Arben Sefgjini është personi që ka urdhëruar për shoqërimin e tyre. Këtë nuk kam arsye ta mohoj, pasi ajo është bërë në formën zyrtare.
Për sa i përket personit tjetër, Ilir Kumbaro, e di që është ai i cili bashkë me sektorët e vet e ka marrë personin nga makina jonë për bisedë operative, gjë e cila është vërtetuar nga disa faktorë. Unë flas hapur dhe shkoqur. Flas troç. Problemi është ky. Unë nuk jam fajtor, po penalizohem padrejtësisht dhe jashtë çdo norme dhe çdo ligji. Nëse ka persona të tjerë, drejtësia le t‘i gjejë...