Burg, gjobë penalizim për Vasil Bollanon, flasin politikanet
22/04/2009 Gjykata e Vlorës jep dënimin për kreun e Bashkisë së Himarës pas 16 seancave gjyqësore
Rreth një vit më parë kryebashkiaku Bollano hoqi tabelat sinjalistike në rrugën Llogara-Qeparo
VLORE- Gjykata vendos 6 muaj burg dhe 500 mijë lekë gjobë për kryetarin e Bashkisë së Himarës Vasil Bollano, si dhe heqjen e së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për tre vjet.
Vendimi
Gjykata e shkallës së parë e rrethit të Vlorës dënoi dje me 6 muaj burg, 500 mijë lekë gjobë dhe heqjen e së drejtës për ushtrimin e funksioneve publike për tre vjet kryetarin e Bashkisë së Himarës Vasil Bollano, i cili akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Në përfundim të hetimit gjyqësor në seancën e djeshme, që u zhvillua në mjediset e gjykatës së shkallës së parë Vlorë, pa praninë e të akuzuarit si dhe pa avokatin mbrojtës të Bollanos, gjyqtari i seancës Shkëlzen Selimi e deklaroi Bollanon fajtor. Sipas tij, nga shqyrtimi i çështjes në tërësi dhe nga vlerësimi i provave rezulton se Bollano ka shpërdoruar detyrën publike duke urdhëruar heqjen dhe çmontimin e sinjalistikës rrugore në segmentin Llogora-Qeparo, pjesë e rrugës kombëtare Vlorë-Sarandë. Kreu i trupit gjykues nënvizoi se nga dy urdhra të lëshuar prej kryebashkiakut himariot janë dëmtuar interesat shtetërore, e shoqëruar kjo me një dëm financiar prej rreth 1.8 milion lekë. Gjyqtari Shkëlzen Selimi në arsyetimin e vendimit përcaktoi se në çështjen në ngarkim të tij kryetari i Bashkisë së Himarës është marrë në cilësinë e të pandehurit si përfaqësues publik dhe jo i ndonjë organizate, siç është shprehur ai dhe avokati i tij. Ai rrëzoi pretendimet e të pandehurit të paraqitura në seancë përmes avokatit të tij, sipas të cilit fakti për të cilin akuzohet Bollano nuk përbën vepër penale, pasi urdhrat e dhënë janë në përputhje me atributet e parashikuara në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”. Selimi saktësoi se rrugët kombëtare janë nën administrimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe jo të njësive të qeverisjes vendore. Në këto kushte dhe duke vlerësuar provat e paraqitura nga organi i akuzës, gjyqtari Shkëlzen Selimi e deklaroi Bollanon fajtor, pasi ka konsumuar elemente të veprës penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal. Në vendimin e djeshëm përcaktohej gjithashtu se dënimi me heqje lirie do të kryhet në një burg të sigurisë së ulët, ndërkohë që shlyerja e detyrimit financiar do të bëhet brenda një periudhe 1-vjeçare pasi vendimi të marrë formën e prerë.
Pretendimet
Në seancën e kaluar, zhvilluar më datën 7 prill, avokati mbrojtës Petraq Curri kërkoi pafajësi për kryetarin e Bashkisë së Himarës, duke u shprehur se akuza ndaj tij nuk përbën fakt penal. Sipas avokatit, kjo është pjesë e atributeve dhe kompetencave të kreut të njësisë së qeverisjes vendore, të cilat ai i ushtron duke u bazuar në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, ndërkohë që për vendosjen e tabelave të sinjalistikës rrugore në kuadrin e një projekti të financuar nga Banka Botërore, në bazë të marrëveshjes duhej të kishte një leje ndërtimi nga KRRT-ja e Bashkisë. Gjithashtu avokati mbrojtës akuzoi prokurorinë për politizim të çështjes në ngarkim të klientit të tij. Por ky pretendim u kundërshtua ashpër në seancë nga përfaqësuesi i organit të akuzës, prokurori Sokol Malaj.
Akuzat
Vasil Bollano është akuzuar publikisht dhe nga deputetët e mazhorancës dhe opozitës për shkelje të kushtetutës së Shqipërisë. Ky reagim ka ardhur pas një letre të Vasil Bollanos
drejtuar Parlamentit grek, ku kërkohej kushtëzimi i ratifikimit të MSA-së me Shqipërinë në këmbim të kushteve të vëna nga “Omonia”. Në dhjetor të vitit të shkuar ligjvënësit shqiptarë shprehen se masa më minimale që duhej marrë ndaj Bollanos është shkarkimi i tij nga posti i kryetarit të Bashkisë. Sipas politikanëve shqiptarë, Bollano po hedh helm në marrëdhëniet shqiptaro-greke.
Protesta
Disa të rinj tepelenas, banorë të fshatit Toç, kanë protestuar në rrugën kombëtare Tepelenë–Ballsh në qershor të vitit të shkuar ndaj deklaratave antishqiptare të kryetarit të Bashkisë së Himarës Vasil Bollano, si dhe ndaj prefektit të qarkut të Gjirokastrës Spiro Ksera në një takim panepirot në Konicë të Greqisë. Ata e kanë cilësuar këtë takim si një komplot antishqiptar. Për këtë protestë u akuzuan dhe u hap procedim penal për dy të rinjtë Orgen Hasanbegaj dhe Luan Halili, proces i cili u mbyll pas presionit nga opinioni publik dhe pas rënies së akuzave.
Rastet e shkarkimit të një kryetari të njësive vendore
Kushtetuta dhe ligji nr. 8 652, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” përcakton qartë rastet e shkarkimit të një drejtuesi të njësive të qeverisjes vendore. Neni 115 i Kushtetutës përcakton se nga kush mund të shkarkohet dhe për çfarë mund të shkarkohet një kryetar apo organ i zgjedhur i qeverisjes vendore. “Organi i zgjedhur drejtpërdrejt i njësisë qeverisëse vendore mund të shpërndahet ose të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve. Organi i shpërndarë ose i shkarkuar mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet. Në rastin e mosushtrimit të së drejtës së ankimit brenda 15 ditëve, ose në rastin e lënies në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave nga Gjykata Kushtetuese, Presidenti i Republikës cakton datën e zgjedhjeve në njësinë vendore përkatëse”, - thuhet në Kushtetutë. Ndërkohë në neni 42 të ligjit për funksionimin e qeverisjes vendore thuhet se “kryetari i komunës ose bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur: a) kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve; b) dënohet për kryerjen e një vepre penale me vendim të formës së prerë nga gjykata; c) propozohet për shkarkim nga këshilli komunal ose bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”.
Berisha: Zbatimi i ligjit duhet të jetë pa nuanca politike
Në emër të qeverisë shqiptare ka reaguar vetë Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha. Duke pasur parasysh ndjeshmërinë që ka problemi dhe situatat aspak të favorshme që i ka krijuar shefit të qeverisë kreu i Bashkisë Himarës me veprimet e tij, Berisha ka preferuar të mbajë një qëndrim të ekuilibruar politik. “Kryeministri Berisha, duke mbetur gjithmonë shumë i ndjeshëm ndaj respektimit dhe garantimit të të drejtave dhe lirive të çdo qytetari, si dhe për respektimin e plotë të pavarësisë së sistemit gjyqësor, mendon se interpretime dhe zbatime të ligjeve, të cilat mund të mbartin nuanca politike dhe arkaike, nuk i shërbejnë qëllimit të vendosjes së ligjit”, - thuhet në njoftimin e qeverisë. Ndërkohë burime të qeverisë shprehen se derisa të merret një vendim i formës së prerë nga Gjykata e Apelit Këshilli i Ministrave nuk do të marrë asnjë vendim në lidhje me kryetarin e Bashkisë së Himarës Vasil Bollano, njëherësh drejtuesi i shoqatës së minoritarëve grekë në vendin tonë, “Omonia”. Sipas burimeve, qeveria shqiptare nuk do të pozicionohet përmes një vendimi për të shkarkuar kryebashkiakun e Himarës pas vendimit të marrë nga gjykata e Vlorës, e cila e gjeti atë fajtor për heqjen e tabelave në gjuhën shqipe përgjatë aksit Llogora–Qeparo.
Bejtja: Veprimet e Bollanos të përsëritura
Deputeti i Partisë Socialdemokrate Engjëll Bejtja i cilësoi antiligjore qëndrimet e përsëritura të kreyebashkiakut të Himarës Vasil Bollano. “Kushdo qoftë, qytetar apo pushtetar, përpara se të jetë në pozicione të tilla, duhet ta ketë të qartë se pikësëpari është një qytetar dhe, si i tillë, duhet të respektojë legjislacionin e vendit. Në rastin ‘Bollano’ duhet theksuar fakti se nuk është një lajthitje, përkundrazi, është produkt i mentalitetit të tij, dhe kjo ka ndodhur edhe më parë, duke ripërsëritur të njëjtat veprime”, - u shpreh Bejtja. Duke sqaruar më tej opinionin e tij mbi këtë çështje, Bejtja theksoi se “nuk ndiej kënaqësi për njerëzit që dënohen, por duhet kuptuar se ligji duhet respektuar, për më tepër është detyrë ta respektosh dhe jo ta shkelësh e të veprosh në kundërshtim me Kushtetutën”.
Qëndrimi i PS-së
Partia Socialiste preferoi të heshtë gjatë ditës së djeshme lidhur me vendimin që gjykata e shkallës së parë mori për kryebashkiakun e Himarës Vasil Bollano. Megjithëse jo në mënyrë zyrtare, përfaqësuesit socialistët e cilësuan më së shumti një çështje për të cilin duhet të reagojë dhe të mbajë qëndrim mazhoranca qeverisëse, për faktin se sipas tyre Bollano është përfaqësues i saj. Për këtë arsye socialistët zgjodhën që të njihen më parë me qëndrimin konkret që do të mbajë e djathta. Duke shkuar më tej, një reagim i ashpër i përfaqësuesve socialistë do të ndikonte deri diku në marrëdhëniet e reja që janë parë së fundi mes PS-së dhe PBDNJ-së, ku kjo e fundit ka lënë të hapur bashkëpunimin parazgjedhor me socialistët, edhe pse jo në mënyrë përfundimtare.