E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i ri, Fatos Nano takohet me Berishën

Share

Një takim të shkurtër dhe asnjë prononcim për mediat, kështu e ka përmbyllur turin e konsultave kandidati i vetëofruar për president Fatos Nano.
Rreth 35 minuta diskutime të tij me kreun e Qeverisë së vendit, Sali Berisha, kanë lënë në mjegull jo vetëm mediat që ishin rreshtuar në ambjentet e jashtme të Kryeministrisë, por dhe mbarë publikun , duke mbetur mister qëndrimi i të dy palëve.
Kandidati i vetëshpallur për postin e kreut të shtetit, Nano, ka njohur Kryeministrin Berisha me platformën e tij, ndërkohë që në këtë mënyrë ai sot përmbyll edhe bisedimet konsultuese me krerët e partive parlamentare.
Vetëm një ditë më parë Kryeministri Sali Berisha deklaroi se do të prononcohet për zgjedhjen e Presidentit të ri vetëm pasi të kthehet nga Samiti i Çikagos.

Ish- lideri socialist, që prej shpalljes së kandidaturës së tij është takuar me të gjithë krerët e partive parlamentare, nga disa prej të cilëve ka marrë mbështetje të drejtpërdrejtë.
Më herët Nano është takuar me kruen e LSI-së, Ilir Meta, me kreun e PS-së, Edi Rama, me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, me kreun e PBDNJ, Vangjel Dule, dhe së fundi edhe me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›