E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg pa afat për autorin e aksidentit të Himarës

Veç masës së sigurisë për të riun Muka, Gjykata e Vlorës pritet të japë masat edhe për 6 të rinjtë e tjerë të ndaluar, të dyshuar për përfshirje në aksident.

I akuzuari kryesor për aksidentin në Himarë, 20-vjeçari Ilir Muka u vetëdorëzua dje në Policinë e Vlorës, pasi kishte qëndruar i fshehur në një fshat në afërsi të Tiranës që pas shpalljes në kërkim.

Aksidenti u shoqërua me protesta dhe bllokim të rrugës nacionale për gati 15 orë nga banorët e Himarës, si dhe ngjalli reagimin e Athinës Zyrtare dhe të kryepeshkopit Janullatos.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›