E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare, Valentino Rosi te Dukati

Njoftimi zyrtar erdhi pasditen e djeshme nëpërmjet një komunikate në faqen e internetit të skuderisë emiliane. “Dukati dhe Valentino Rosi kanë arritur një marrëveshje që e sheh nëntë herë kampionin e botës të veshur me ngjyrat e skuadrës sonë për dy vitet në vijim, duke filluar nga sezoni i ardhshëm”, thuhet mes të tjerash në njoftim.

“Mbërritja e Rosit hap një kapitull të shkëlqyer të skuadrës sonë. Mundësinë për të patur në skuadër një pilot me cilësi të jashtëzakonshme njerëzore dhe teknike si Rosi, ne e konsiderojmë një vlerë të madhe të shtuar për të gjithë projektin tonë në Moto GP”, vijon më tej komunikata.

Fillimisht ishte skuderia japoneze Jamaha e cila konfirmoi divorcin me kampionin e botës në fuqi, e më pas mediat italiane publikuan një letër të vetë pilotit drejtuar përfaqësuesve të ish-skuderisë. Në të Rosi shpjegonte arsyet e vendimit të tij për t’u larguar si dhe shprehte mirënjohjen për shtatë vitet e bukura të kaluara te Jamaha.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›