E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplaset me motor, gjen vdekjen 22-vjeçari

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një të riu në qytetin e Ersekës. Një 22-vjeçar është aksidentuar për vdekje në hyrje të qytetit, ndërkohë që policia ka përcaktuar si shkak shpejtësinë e madhe me të cilën udhëtonte i riu. Mësohet se viktima quhet Donald Qirici dhe ka qenë duke drejtuar një motoçikletë në rrugën nacionale Ersekë-Korçë. Për shkak të shpejtësisë së madhe, i riu ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin anësor të rrugës. Për pasojë, Qirici ka pësuar dëmtime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit dhe në kokë, pasi i riu nuk kishte vendosur kaskën mbrojtëse. Me gjithë përpjekjet për ta dërguar në spitalin e qytetit, i riu nuk ka mundur t‘u mbijetojë plagëve që ka marrë. Ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›