E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg pa afat për të dyshuarin për vrasje

Autori i Lajmit: red.
Gjykata lë në burg Bilal Mehmetin, i dyshuar për vrasje. Vendimi është dhënë dje nga Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër, sipas të cilit është vendosur masa e arrestit “burg pa afat” për 31-vjeçarin Bilal Mehmeti, i cili akuzohet për vrasjen e 35-vjeçares Eleni Koka. Burime nga akuza bëjnë të ditur se viktima ishte nëna e tre fëmijëve dhe humbi jetën në mënyrë tragjike përpara syve të bashkëshortit, 2 kilometra larg rrugës kombëtare Jorgucat - Gjirokastër, në vitin 1997. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se pas vlerësimit të masës së arrestit, i ndaluari është dërguar në burgun e sigurisë së lartë në Bënçë. Bilal Mehmeti, lindur dhe banues në Delvinë, i dënuar më parë për veprën penale “vjedhje me dhunë”, në bashkëpunim me bashkëmoshatarin e tij, Ilirjan Alinanaj, aktualisht vuan dënimin në burgun e Rrogozhinës, me 11 vjet, për veprën penale “vjedhje me armë”, nën kërcënimin e armëve kanë tentuar të grabisin automjetin ku udhëtonte familja Koka. Bashkëshortja e drejtuesit të automjetit, Eleni Koka, nuk ka pranuar t i dorëzojë çelësat e makinës, duke bërë rezistencë. I ndodhur para një fakti të tillë, Bilal Mehmeti e ka qëlluar atë me pistoletë në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ky lajm është publikuar: 24/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›