E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sefgjini i drejtohet Apelit për ndryshimin e masës së arrestit

Autori i Lajmit: red.
Gjykata e Apelit në kryeqytet do të shqyrtojë të hënën, më 26 maj, kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë, për dy të pandehurit Arben Sefgjini, aktualisht drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve dhe Avni Koldashi, të akuzuar për zhdukjen e shqiptaro-maqedonasit Remzi Hoxha. Burime nga gjyqësori bëjnë të ditur se dy të pandehurit kanë kërkuar apelim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila ka vendosur për ta masën “arrest shtëpie”. Sipas të njëjtave burime, të akuzuar për këtë dosje janë Arben Sefgjini, ish-drejtues i degës së SHIK në Tiranë, aktualisht drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, Avni Koldashi e Budion Meçe, ish-inspektorë në SHIK dhe Ilir Kumbaro, ish-drejtues në SHIK, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ndërkohë, gjykimi për katër të pandehurit ka pak ditë që ka nisur në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Burime nga akuza bëjnë të ditur se ata akuzohen, për veprat penale "rrëmbim personi" dhe "torturë me pasoja të rënda".
Ky lajm është publikuar: 24/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›