E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestuesit takojnë drejtuesit e Alpetrolit

Autori i Lajmit: red.
Protestuesit janë takuar me drejtues të Albpetrolit, të cilëve u kanë kërkuar rishikimin e listave të shkurtimeve nga puna, duke u thënë se jemi dakord me reformën, por nxirrni ata punonjës që nuk vijnë në punë, por rrinë në sportele, vetëm për të marrë rrogën, e jo ata që janë me arsimin e duhur e kanë vjetërsi mbi 15 vjet në naftë. Prej krerëve të Albpetrolit u është premtuar se listat e reformës do të rishikohen. Pas bisedimeve mes dy palëve gjendja është qetësuar deri në një reagim tjetër të kompanisë “Albpetrol”.

Ky lajm është publikuar: 24/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›