E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg pa afat për vrasësin e 28-vjeçarit

"Burg pa afat" ka qenë masa e dhënë dje nga Gjykata
e Beratit për autorin e vrasjes së 28-vjeçarit,
Erjon Toska, mëngjesin e së shtunës. Përparim Mahmutaj,
41 vjeç, banues në lagjen "Barrikada" të qytetit të
Beratit, nën masa të rrepta sigurie është paraqitur dje,
rreth orës 14:00, përpara togave të zeza, ku është njohur
me akuzat që rëndojnë mbi të. Mahmutaj do të gjykohet
për dy veprat penale: "vrasje me dashje" dhe "armëmbajtje
pa leje", të parashikuara nga nenet 76 dhe 278/2 të
Kodit Penal. Përfaqësuesi i organit të akuzës i ka kërkuar
trupit gjykues, që drejtohej nga gjyqtari Ibrahim Hoxha,
të cilësojë si të ligjshëm arrestimin e Mahmutajt dhe
ka kërkuar që ndaj tij të vendoset masa e sigurisë "arrest
në burg deri në përfundim të hetimeve". 41-vjeçari
Mahmutaj mëngjesin e 18 korrikut ka ekzekutuar me
plumb në kokë 28-vjeçarin Erjon Toska, pas një sherri
për pasqyrat e makinave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›