E Shtunë, 31 Tetor 2026

Proll uron Berishën për zgjedhjet

Vazhdojnë urimet për kreun e Partisë Demokratike nga politikanët e huaj. Kryeministri Sali Berisha ka marrë një letër urimi dje nga kryetari i Partisë Federale të Austrisë, Josef Proll, për fitoren në zgjedhjet parlamentare. "Më lejoni t‘u uroj për suksesin tuaj në zgjedhjet e fundit parlamentare, të cilat përkrahin fuqishëm udhëheqjen politike të Partisë Demokratike dhe dëshmojnë mbështetjen e vazhdueshme të votuesve shqiptarë për politikën dhe përkushtimin tuaj për forcimin e perspektivës europiane për vendin tuaj", thuhej në letrën e Proll drejtuar Kryeministrit Sali Berisha. "Unë ju uroj gjithë të mirat për mandatin tuaj të ri dhe suksese në ndërtimin e një qeverie të fortë e të qëndrueshme, e cila do të zbatojë reformat e nevojshme drejt rritjes së mirëqenies dhe sigurisë, në të mirë të qytetarëve shqiptarë", përfundon letrën Proll. Në mesazhet e urimeve, pas zgjedhjeve të 28 qershorit, Kryeministri Berisha ka marrë urimet për mandatin e dytë nga Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, Leka i Parë, Bexhet Pacolli dhe një sërë personalitetesh shqiptare dhe të huaja.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›