E Diel, 1 Nëntor 2026

Sezoni turistik, policia rrit sërish masat në disa zona

Policia e kryeqytetit ka rikujtuar
edhe njëherë masat për
sezonin turistik, duke i forcuar
edhe më shumë, e madje duke u
treguar më e vendosur se kurrë
për penalizmin e çdo lloj shkelësi.
Në një njoftim zyrtar, Policia e
Tiranës deklaroi se duke vlerësuar
organizimin e shërbimeve
policore të Drejtorisë së Policisë
të Qarkut Tiranë gjatë sezoneve
turistike verore të viteve të
mëparshme dhe në zbatim të
detyrave të vëna nga Drejtoria
e Përgjithshme e Policisë, për
strukturat e Policisë së Shtetit
gjatë sezonit turistik veror 2009,
ka marrë një sërë masash në disa
zona. Kështu, masat janë marrë
te zona e bregdetit të Kavajës,
pasi përballet me shtimin e madh
të popullsisë që vjen nga rrethet e
tjera të vendit. Gjithashtu, policia
tha se masat janë shtuar në Rinas,
pasi ka një fl uks të madh të
shtetasve shqiptarë dhe të huaj
që vijnë nëpërmjet aeroportit
"Nënë Tereza" apo pikave të tjera
kufi tare, për të kaluar pushimet
në bregdet dhe në zona të tjera
turistike të Qarkut të Tiranës.
Masat e policisë rrugore janë
shtuar në të gjithë qarkun, pasi
ka një shtim të numrit të automjeteve
në qarkullim dhe dendësi
të trafikut. Kështu, me qëllim
për të krijuar kushte normale
pushimi për shtetasit shqiptarë
dhe turistët që do të frekuentojnë
plazhin në bregdetin e Kavajës si
në Golem, Spille etj., apo zonat
turistike të Qarkut të Tiranës,
për sezonin turistik veror të vitit
2009, janë marrë masa në drejtim
të parandalimit të çdolloj veprimtarie
kriminale dhe rritjes së
sigurisë në vendet e pushimit.
Masat e tjera kanë të bëjnë me
parandalimin e aksidenteve
automobilistike dhe rritjen e sigurisë
në rrugë, rritjen e cilësisë së
shërbimit policor gjatë kontrollit
të territorit, krijimin e kushteve
normale dhe të garancisë për
rend dhe siguri, ardhje në ndihmë
të komunitetit dhe mbajtje
nën kontroll të personave me
precedentë policorë dhe kapjen
e personave të kërkuar nga policia.
Gjithashtu, nga Drejtoria e
Policisë së Qarkut Tiranë është
hartuar plani i masave "Për parandalimin
e ngjarjeve kriminale,
sigurimin e rendit dhe qetësisë,
lëvizjen dhe qarkullimin normal
të mjeteve dhe këmbësorëve në
rrugë, në plazhe e në zona të tjera
turistike, gjatë sezonit veror 01
qershor-30 shtator 2009", i cili u
është përcjellë dhe është vënë në
zbatim nga gjithë komisariatet.
Nga sektorët dhe komisariatet e
kësaj drejtorie, janë marrë masa
për të parandaluar e goditur në
kohë veprimtari kriminale në
vende turistike, si hotele, bare dhe
restorante. Punonjësit e policisë
në zona, për këtë qëllim kanë marrë
informacione të mjaftueshme
mbi situatën e rendit dhe sigurisë
publike në zonat që mbulojnë, ku
takimet dhe informacionet janë
shpejtuar në drejtim të rritjes së
sigurisë. Janë marrë masa edhe
për mbulimin e akseve rrugore:
Kamzë-Tiranë, Rinas-Tiranë,
Tiranë-Ndroq-Plepa, Tiranë-Vorë-
Durrës, Tiranë-Kërrabë, Tiranë-
Dajt, dhe në akset rrugore të
Rrethit të Kavajës, me shërbime
të policisë rrugore dhe ato të
policisë së rendit, gjatë ditëve të
javës dhe sidomos në ditët e shtuna
dhe të diela, duke kryer dhe
shërbime suplementare policie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›