E Diel, 1 Nëntor 2026

Prençi, letër-porosi: Policët, jo më shumë se 8 orë në punë

Problemi i policisë për orët
shtesë në punë duket se do
marrë fund shumë shpejt.
Kjo do të bëhet e mundur duke
trajtuar gjithë efektivët e policisë,
ashtu si gjithë administrata
shtetërore, siç e parashikon ligji i
policisë dhe kontrata kolektive e
tyre. Tashmë, Policia e Shtetit do
të punojë vetëm 40 orë në javë,
duke përfi tuar të paktën 36 orë
pushim në javë. Kreu i policisë e
ka kërkuar këtë te të gjithë drejtorët
lokalë nëpërmjet një letërporosie,
ku kërkohet respektimi i
ligjit për orët e punës së policisë.
Shpesh herë, policët janë
ankuar për orare të gjata në punë
dhe mosmarrjen e përfitimeve
në këto raste, ashtu siç u takonte
me ligj. Por, vetëm pak kohë më
parë, ndryshimi fi lloi të vijë edhe
në radhët e uniformave blu me
nënshkrimin e kontratës kolektive
të punës. Mes kreut të policisë
dhe kreut të sindikatës u nënshkrua
kjo kontratë, e cila ka nisur
zbatimin e saj. Por, pavarësisht se
shumë faktorë të domosdoshëm
të kontratës janë përfshirë edhe
në ligjin e policisë, asnjëherë
nuk janë zbatuar plotësisht. Por,
me firmosjen e kontratës, një
zë mbrojtës për efektivët, u bë
sindikata e policisë. Megjithatë,
edhe vetë drejtori i Përgjithshëm
i Policisë së Shtetit duket se e ka
kuptuar që tashmë policia duhet
të konsolidohet edhe më shumë.
Me hyrjen në fuqi të kontratës së
punës, kreu i policisë duket se i
ka dhënë përparësi respektimit të
orëve të punës, ashtu siç parashikohen
në ligj. Pak ditë më parë, ai
ka mbledhur drejtuesit vendorë
të policisë dhe nëpërmjet një
letër-porosie ka urdhëruar sesi do
veprohet me kohën normale të
punës dhe shtesat mbi pagë për
kohëzgjatjen e saj. Për më tepër,
ai ka kërkuar prej drejtuesve vendorë
që të planifi kojnë efektivin
në dispozicion, me qëllim që të
gjithë mos të bëjnë më shumë se
40 orë punë në javë, veç rasteve
të parashikuara me ligj, siç është
gatishmëria.
Për këtë, drejtori i Përgjithshëm
i Policisë së Shtetit, Ahmet
Prençi, i është referuar kontratës
së fi rmosur me sindikatën e policisë.
Burimet policore shpjegojnë
se në letër-porosi është kërkuar
që të respektohen nenet 11, 12
dhe 13 të kësaj kontrate, që fl asin
për kohën në punë, pushimet
vjetore dhe pushimet e tjera.
Nga të dhënat mësohet se në
sistemin e punës së shërbimit
policor koha normale javore e
punës është 40 orë. Ndërsa orari
i punës përcaktohet në përputhje
me interesat e palëve, përjashtuar
rastet e përcaktuara me ligj dhe
specifi kat konkrete të vendit të
punës. Drejtuesit e policisë të
çdo niveli sipas rasteve duhet të
respektojnë të drejtat e vartësve
sipas përcaktimeve të Kodit të
Punës së Shqipërisë.
Madje, në kontratën kolektive
të punës për policinë janë
njohur nenet 80, 81, 85, 90 dhe
91 të Kodit të Punës. Në to përcaktohen
qartë gjithë nocionet
për punën. Kështu, në kontratën
e policisë deklarohet se me punë
nate kuptohet puna e kryer nga
ora 22:00 deri në orën 06:00 të
mëngjesit. Kohëzgjatja e punës
së natës dhe e punës së kryer një
ditë para ose pas saj nuk duhet të
jetë më shumë se 8 orë pa ndërprerje.
Ato duhet të paraprihen
ose pasohen me pushim ditor të
menjëhershëm. Gjithashtu, në
kontratë është parashikuar se jo
vetëm turni i tretë ka përfi time,
por edhe i dyti. Kështu, çdo
punë e kryer nga ora 19:00 deri
në 22:00, jep të drejtën e një shtese
mbi pagë, jo më pak se 20%
dhe çdo orë pune e kryer midis
intervalit 22:00 deri në 06:00 jep
të drejtën e një shtese mbi pagë,
jo më pak se 50%".
Ndërsa për pushimin javor
deklarohet se është jo më pak
se 36 orë, prej të cilave 24 orë pa
ndërprerje. Pushimi javor përfshin
ditën e diel dhe për arsye
pune mund të jetë edhe në një
ditë tjetër e javës. Për punë suplementare,
si dhe kur kërkohet për
emergjenca të ndryshme për
situata jo të zakonshme, sasia e
orëve shtesë nuk mund të jetë
më shumë se 10 orë në javë. Orët
suplementare mund të kompensohen
me pushim ose me
pagesë shtesë, jo më pak se 25%
të saj. Ndërsa orët suplementare
të kryera gjatë ditëve të pushimit
javor ose të ditëve të festave zyrtare
duhet të kompensohen me
pushim ose pagë të paktën 50%
më të madhe se orët suplementare
të bëra ose paga normale.
Ndërsa pika më e rëndësishme
ka të bëjë me atë se kur duhet të
jepen këto para, pasi shpesh herë
uniformat blu janë ankuar se nuk
i marrin këto para. Kështu, me
kontratën e lidhur, policia është
e detyruar që kompensimi duhet
të jepet jo më vonë se periudha 2
muaj nga dita e kryerjes së punës
ose shërbimit.

Fishta: Orët e punës
i parashikon kontrata

Kryetari i Sindikatës së Policisë, Sadetin Fishta, e
ka mirëpritur këtë urdhër dhe ka deklaruar se kjo
është pjesë e vazhdueshme për kontratën kolektive
të punës. Sipas tij, me lidhjen
e kontratës mes drejtorit
të Përgjithshëm të Policisë
së Shtetit dhe Sindikatës së
Policisë, është hapur rruga për
respektimin e gjithë të drejtave
të efektivëve të policisë. Ai
shpjegoi se ky është një hap
i rëndësishëm dhe që policia
ka vuajtur prej vitesh për orët
e punës, pasi ndryshe nga
gjithë administrata shtetërore,
ka bërë më shumë orë pune
në javë dhe nuk është paguar, ose është paguar me
shumë vonesë dhe jo sipas Kodit të Punës. Gjithashtu,
kreu i sindikatës deklaroi se do të vazhdojë të mbrojë
ligjin për përmirësimin e punës së çdo efektivi në polici.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›