Burg pa afat për vrasësin serial, Haki Miska
ELBASAN- Vendoset masa e sigurisë së arrestit me burg për shtetasin Haki Miska, autor i vrasjeve në seri në nënprefekturën e Librazhdit. Gjykata e rrethit gjyqësor në Elbasan ka dhënë sot masën e sigurisë së arrestit me burg për 50 vjecarin pasi ai ka pranuar tre nga katër vrasjet e akuzuara si dhe faktin e tentativës së vrasjes së bijës së tij. Ndaj autorit prokurori i cështjes Binas Nina ka ngritur akuzën e vrasjeve në rrethana cilësuese të dy ose më shumë personave.
Akuza është konsideruar e drejtë nga gjykatësja Idush Maliqi, e cila ka dhënë pa hezitim masën e sigurisë së arretit me burg për autorin. Gjatë marrjes në pyetje Haki Miska ka pranuar se ka vrarë për xhelozi bashkëshorten e tij Mimoza Miska, ka vrarë për motive pronësie ish njerkun Gani Bruku, ka vrarë për arsye banale nënën e tij Dije Bruku dhe ka tentuar të vrasë të bijën Besiana Miska.
Haki Miska ka mohuar që të ketë vrarë ish mësuesin e fshatit Qamil Llukën. Ai është paraqitur mjaft i penduar para trupit gjykues dhe ka kërkuar që të vritet nga gjykata.
Po sot u arrestua nga Policia edhe bashkëpunëtorja e Haki Miskës, Lefterie Alla, e cila e mbajti të strehuar për rreth 10 ditë 50 vjecarin gjatë kohës që ai kërkohej nga policia.
(m.a/News24/BalkanWeb)