Anija TREMIER lëshon për të dytën herë sinjalin SOS
DURRES- Ka shtypur dy herë rradhazi sot, sinjalin SOS, një anije tregëtare Azerbajxhanase me flamur Kamboxhian, e cila prej një muaji po qendron në radën e portit të Durrësit e braktisur nga pronarët e saj.
Ekuipazhi i anijes me emrin TREMIER, ka dhënë sot sinjalin ndërkomëbatër SOS, për të kërkuar ndihmë humanitare, pasi në anije mungojnë elementët jetësore të mbijetesës si ushqim, uje dhe veshje.
Edhe pse e furnizuar dy herë gjatë këtij muaji me ushqime nga agjensia që e ka përpunuar anijën, ka qenë e pamjaftueshme për kapitenin dhe marinarët të cilët qëndrojnë në pritje të rikthimit në vendet e tyre.
Mësohet se problemet me dokumentacionin dhe mungesa e likujdimit ka bërë që anija dhe ekuipazhi ta ketë të pamundur lëvizjen, ndërsa braktisja nga pronarët e bën edhe më të rëndë gjendjen e ekuipazhit të anijes TREMIER.
(e.n/News24/BalkanWeb)