“Burg pa afat”, se përdhunoi të miturën
TIRANE – Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi dje masën e sigurisë “burg pa afat” për 32-vjeçarin nga Berati Maltin Kanani, i akuzuar për “trafikim të të miturve” dhe “marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura më shumë se një herë”.
Para gjyqtarit të gatshëm, që ia kishte vendosur në mungesë këtë masë, i pandehuri e mohoi akuzën duke pretenduar se vajzën, e cila e kishte denoncuar e kishte të dashur prej disa muajsh. Ai mohoi të kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të, dhe për më tepër të kishte tentuar trafikimin e saj. Duke pretenduar se gjithçka, ishte një dashakeqësi ndaj tij, ai i kërkoi gjykatës lirimin e menjëhershëm dhe ballafaqimin me denoncuesen e tij. Pas kësaj, gjyqtari i seancës u tërhoq për vendim, duke shpallur se i pandehuri do të qëndronte në qeli deri në përfundim të hetimeve. Sipas akt-akuzës paraprake, çështja penale në ngarkim të 32-vjeçarit ka nisur një ditë para arrestimit të tij kur një minorene e ka denoncuar, duke pretenduar se është përdhunuar nga ai, dhe për me tepër ai ka tentuar ta trafikojë jashtë vendit me qëllimin për ta shfrytëzuar. Pas lëshimit të urdhër-arrestit nga gjykata, policia e prangosi atë pranë shkollës “Skënderbej”. Pas kësaj ai iu dorëzua policisë së Beratit, e cila kishte marrë denoncimin e të miturës dhe më pas Krimeve të Rënda. fa.ma.