E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feguson mohon festën e Kristiano Ronaldos

 

Sër Aleks Ferguson ka përgënjeshtruar, duke i quajtur "një thes me gënjeshtra" lajmet se Kristiano Ronaldo ka qenë në një festë gjatë kësaj kohe, të cilën e ka marrë pushim për t'u rehabilituar nga oparacioni në kavilje. Mesfushori portugez ka kaluar disa ditë në Shtetet e Bashkuara, duke vazhduar të rikuperohet pas operacionit, por ndërkohë aktivitetet e tij kanë qenë subjekt spekulimesh. Skocezi i ka mohuar lajmet e botuara se 23-vjeçari, i cili mbetet në qendër të interesimit të Real Madridit, ka qenë duke konsumuar alkool, pasi është bërë e qartë se Mançesterio ka pasur një përfaqësues në festën e organizuar nga Ronaldo. "Ai e kishte parashikuar këtë pushim në Los Anxheles. Nuk ishte ndonjë problem që ai të shkonte atje, - tha Ferguson. - Ai do merrej me disa reklama. Kemi dërguar një përfaqësues tonin atje. Gjithë gjërat që kemi dëgjuar për të janë një thes me gënjeshtra. Si fillim, ai nuk konsumon asnjëherë alkool. Kishte një lajm, ku thuhej se ai kishte pirë vodka, por fola me personin që kemi vënë pranë tij, dhe ai tha se këto janë të pavërteta. Ai nuk ka pirë!" Ferguson deklaroi se Ronaldo duhet të përballet me suksesin që mori sezonin e kaluar, por ka refuzuar ta krahasojë atë me Bekamin, e cila ishte arsyeja kryesore për largimin e mesfushorit anglez nga Mançesteri. "Sa herë të hapet një bisedë krahasuese mes tij dhe Devid Bekham, nuk do të marr pjesë, - tha Ferguson. - Çdo lojtar i ri do të jetë në qendër të vëmendjes kur të jetë i suksesshëm. E rëndësishme është se si do të arrijnë të menaxhojnë situata të tilla. E dimë që suksesi i ndryshon njerëzit. Kristiano po maturohet dita-ditës me anë të personalitetit dhe prezencës që ka në arenën ndërkombëtare. ne duhet ta ndihmojmë."

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›