“Kashari”, Akuza: Vdekja e dëshmitarit, vetëvrasje
Prokuroria e Tiranës i dha fund odisesë 1-vjeçare, me dosjen e vdekjes misterioze të dëshmitarit për skandalin e tokave në Kashar, Gani Kamberi.
Trazhgim Sokolaj
Organi i akuzës ka vendosur të mbyllë procedimin penal, duke e konsideruar ngjarjen e 13 tetorit 2007 si vetëvrasje. Vendimi i Prokurorisë së Tiranës, sipas burimeve zyrtare erdhi pas konsultave të vazhdueshme me ekspertët e Mjekësisë Ligjore, Policinë e Shtetit dhe Laboratorin Qendror Kriminalistik. Vendimi për mbylljen e dosjes është marrë vetëm pak ditë më parë dhe argumentohet me faktin se, nuk ka asnjë provë që të shërbejë për dyshime të bazuara, se denoncuesi dhe dëshmitari i skandalit të vjedhjes së tokave në Kashar, të jetë vrarë. Interpretimi shkencor i ekspertëve është se Gani Kamberi e ka qëlluar veten me një pistoletë në pjesën e djathtë të tokës, çka provohet me drejtimin që ka ndjekur predha e armës dhe me faktorët plotësues të viktimës, gjurmë baruti, që u gjetën në dorën e djathtë të tij. Për disa muaj me radhë Prokuroria e Tiranës urdhëroi policinë të hetonte në drejtim të një vrasje të mundshme të 55-vjeçarit nga Kashari, për shkak të konflikteve të shumta të tij për 9 mijë metra tokë, që i kishin vjedhur krerët e komunës si dhe për plagët e pësuara nga arma çka linte vend për dyshime, nëse viktima ishte qëlluar në pjesën e përparme apo të pasme të kokës. Në këtë drejtim këmbëngulën edhe familjarët e 55-vjeçarit që dëshmuan të sigurt se i afërmi i tyre ishte vrarë, si presion për të pushuar denoncimet dhe dëshmitë e tij në Prokurori e polici, lidhur me skandalin e vjedhjes së tokave me dokumente false në Kashar. Në fakt, sipas dosjes penale, kallëzimi që u bë shkak për zbulimin e skandalit të tokave në Kashar dhe arrestimin e tre ish-krerëve të komunës, është bërë nga tetë banorë të zonës, mes të cilëve gjendet edhe Gani Kamberi, i cili nuk është mjaftuar vetëm me denoncimin, por ka dëshmuar në Prokurori çka i ka sjellë përplasje me disa persona me precedentë që qëndronin në Kashar, duke u bërë presione banorëve që të mos denonconin skandalin e tokave. Shkak për dyshime rreth një vrasje të mundshme të viktimës u bë edhe fakti se, në vendin e ngjarjes nuk u gjet gëzhoja e armës dhe dëshmitarët kishin dëgjuar dy krisma.