Shpërndanin drogë, Prokuroria: Të lirohen dy vajzat
TIRANE – Alma dhe Zizja Mehmeti, dy motrat që u prangosën katër ditë më parë gjatë operacionit të koduar “Bardh e zi”, pritet të lënë sot qelinë pas seancës gjyqësore, për caktimin e masës së sigurisë.
Burime pranë hetimit të çështjes pohojnë se, prokurori që ka drejtuar hetimet paraprake ka kërkuar në gjykatë vendosjen e masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje” për dy motrat, ndërsa për shtatë të arrestuarit e tjerë “arrest në burg”. Masat e sigurisë në ngarkim të tyre pritet të vlerësohen nga gjyqtarja Elona Stavri, e cila i ka caktuar të zhvillohen në orën 09:00 të paradites së sotme. Operacioni “Bardh e zi” u zhvillua katër ditë më parë, duke goditur një grup shpërndarësish të lëndëve narkotike në kryeqytet. Kështu nën pranga e policisë ra Krenar Dajti, 30 vjeç, i akuzuar si kreu i grupit si dhe Bledar Kovaçi, Zamir Gjuzi, Agron Koçi, Elidon Xhiku, Geris Lala dhe Sokol Mëhilli. Në momentin e arrestimit të tyre policia u kapi rreth 30 gram heroinë si dhe një shumë 70 000 lekësh, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikut. f.m.