Budallenjte kunder snobeve
NgaRUBEN AVXHIU
Fushata zgjedhore e ketij viti ne SHBA ka nenvizuar edhe me tej nje lloj identifikimi kulturor qe po behet karakteristik i aktivisteve publike te dy partive te medha amerikane. Duket se gjithcka...
ka filluar me duelin presidencial te vitit 2000 ne te cilin George W Bush nje guvernator i Texasit me cizme kauboj dhe nje aftesi per ti thene gabim fjalet e veshtira u perball me zv.presidentin Al Gore nje lexues i apasionuar i shkences orator dhe me nje kujtese te forte per statistika te nderlikuara e shembuj nga teknologjia.
Per demokratet zgjedhja ishte e qarte. Nje budalla i pagdhendur po konkurronte kunder nje te diplomuari nga Universiteti i Harvardit. Ne fakt
Bushi ishte diplomuar ne Yale University nje tjeter shkolle e famshme amerikane por me nota te uleta ne mesime.
Mirepo realiteti foli ndryshe. Ndonese republikanet fituan me nje rezultat te ngushte e te dyshimte qe kerkoi nje vendim gjykate cudia ishte qe amerikanet nuk kishin votuar masivisht per ate qe dukej i shkolluar e i pergatitur por ishin terhequr nga ky katundari belbezues.
Suksesi i Bushit mbeshtetej ne fakt ne dy tema te politikes amerikane. Njera e vjeter Mos u beso kokevezeve njerezve qe bejne filozofime ne vend qe te kerkojne zgjidhje praktike dhe tjetra e re njerezit ne Washington nuk pyesin per ne nje lloj revolte provinciale qe po gjallon ne mbare Ameriken dhe qe sheh me dyshim te madh kryeqytetin e politikes amerikane qytetet e medha si New York-u e Los Angeles-i si dhe qendrat e medha universitare si Harvardi.
Nje mase e madhe e amerikaneve dyshojne se elita politike ne Washington politikane te perjetshem lobiste avokate e aktiviste per shume vite tashme jetojne te izoluar nga jeta e tyre e perditshme dhe nuk duan te dine se cfare mendojne ata. Kjo mase votuese vjen kryesisht nga jugu dhe qendra e kontinentit dhe eshte shpesh shume patriotike fetare dhe beson ne administrimin e puneve lokale pa nderhyrjen dhe imponimin e qeverise.
Keta njerez sigurisht qe preferonin biseden gju me gju me Bushin fjalet e tij te thjeshta dhe shembujt e tij nga jeta praktike. Ne syte e tyre Al Gore ishte nje pedant prepotent i armatosur me nje tufe statistikash qe askush nuk mund ti vertetonte. Humori i preferuar republikan i kohes ishte qe Al Gore kishte shpikur internetin.
Ndersa republikanet filluan ta identifikojne veten si njerez te popullit demokratet filluan gjithnje e me shume te bejne te kunderten. Tallja me gafat e kundershtareve politike me mungesen e njohurive etj. u bene dicka e perditshme. Retorika kaperceu kufijte e Amerikes ku u be e zakonshme qe ne demonstratat antiamerikane presidenti Bush te trajtohej si nje i mete.
Ne zgjedhjet presidenciale te vitit 2004 prirja vetem sa u thellua. Kandidati demokrat John Kerry nuk e fshehu superioritetin e tij intelektual ndaj presidentit Bush mirepo ndersa dita e zgjedhjeve afrohej anketimet deshmonin se fitorja e republikaneve ishte e sigurt.
Te alarmuar demokratet e vune John Kerry-n te filmohej duke pire nga nje birre me shoket ndersa shihte nje ndeshje futbolli apo duke dale per gjueti me arme ne dore sic eshte zakoni i burrave ne disa provinca amerikane. Mirepo keto perpjekje artificiale pak dite perpara zgjedhjeve vetem sa e bene me qesharake figuren e tij. Bush fitoi zgjedhjet dhe ne vitin 2006 republikanet moren ne dore te dy dhomat e Kongresit duke siguruar pushtet te plote ne Washington.
Ne nje analize te zgjedhjeve presidenciale te vitit 2008 kam shkruar se ndoshta cudia me e madhe nuk ishte fitorja e nje kandidati me ngjyre por ajo e nje te diplomuari nga Harvardi qe jetonte ne veri dhe qe nuk e fshihte elitarizmin e tij. Barack Obama eshte nje nga politikanet me te artikuluar qe kane pasur amerikanet ne historine e tyre.
Edhe Obama kaloi nje moment te veshtire ne te cilin fushata e tij e nxori duke pire birre ne nje klub. Ishte koha kur beteja e tij me Hillary Clinton-in cilesohej si beteja e demokrateve qe pine birre kunder atyre qe pine vere. Te tallur si socialiste me limuzina milioneret qe mbeshtesin Partine Demokratike perdoren jo rralle nga propaganda republikane.
Fushata e tij finale kunder John Mcain ishte nje riperseritje e skenarit me talljet qe drejtoheshin kryesisht ndaj zevendeses se senatorit McCain politikanes nga Alaska Sarah Palin e cila vec te tjerash kishte thene se kujtonte qe Afrika ishte nje shtet. Nje humorist nga Kanadaja madje i telefonoi dhe foli gjysme ore me te duke u hequr sikur ishte presidenti francez Nikolas Sarkozi.
Por fitorja e bujshme e Obama-s nuk e ka kthyer pergjithmone peshoren. Fushata e ketij viti ka rikthyer betejen mes budallenjve republikane dhe snobeve demokrate. Kushdo qe i ndjek emisionet e pernatshme televizive te humoristeve amerikane mund te shijoje nje parade talljesh e kukurisjesh me qyfyret nga gafat e republikaneve. Gabimet drejtshkrimore ne tabelat e mitingjeve te tyre politike veshjet provinciale perzgjedhja e tipave pa dhembe apo e pleqve qe u ka mbetur ora ne Luften e Dyte Boterore jane pjese e repertorit zbavites.
Mirepo anketimet po tregojne se me miliona e miliona njerez qe kane humbur vendet e punes qe kane humbur shtepite se nuk u kane paguar dot bankave perqindjet e kredive qe druhen se reforma shendetesore do te pakesoje mjeket dhe do te mbipopulloje spitalet etj. shumica e votuesve nuk ndihet aspak e zbavitur dhe nuk sheh ndonje gje per te qeshur.
Partia Republikane po merret ne dore nga nje mori levizjesh aktiviste te njohura si Partite e ajit te cilat mendojne se Washington-i eshte tallur mjaft me ta sidomos kur nga parate e taksapaguesve u shpetuan nga falimentimi pikerisht bankat qe po u marrin shtepite njerezve te thjeshte te cilet askush nuk i shpeton nga fatkeqesite financiare.
Ata thone se u ka ardhur ne maje te hundes nga snobet e universiteteve dhe klounet e televizioneve dhe se amerikanet e vertete jane ata.
Anketimet tregojne se fitorja republikane eshte e pashmangshme. Analistet po u kujtojne demokrateve se tallja me opoziten po sjell perseri efektin e kundert. Disa madje kane thene se demokratet duhet te gjejne nje Bill Clinton te ri djaloshi jetim nga nje fshat i Jugut qe ndonese mbaroi disa nga shkollat me te mira amerikane dhe ishte bekuar me nje intelekt te forte ruajti te foluren e thjeshte dhe popullore duke fituar mendjet dhe zemrat e amerikaneve ne tre nga kater zgjedhjet qe prej viteve 90. Deri atehere republikanet do te kene te qeshuren e fundit ate me te miren qe behet kur mbaron numerimi ne kutite e votimit.
Autori eshte kryeredaktor i gazetes Ilira ne Nju Jork