Gjuetia e paligjshme, shoqerohen dy persona
SHKODER- Dy qytetare nga Shkodra u shoqeruan dje nga policia, teksa u kapen duke kryer gjueti te paligjshme peshku ne lumin Buna, ne hyrje te qytetit verior. Burime nga policia lokale bene te ditur se Agron B, 35 vjec, banues ne fshatin Shtoj dhe 20 vjecari Besmir V, banues ne fshatin Dajc, te Bregut te Bunes, u kapen prane fshatit Luarz ne derdhje te lumit Buna te komunes se Velipojes. "Dy shtetasit ishin duke kryer gjueti te paligjshme peshku me nje lunder me motor, e cila dispononte dhe nje gjenerator", cilesuan burimet. Gjuetia e peshkut me gjenerator eshte nder dukurite shqetesuese per rinovimin e faunes lumore dhe liqenore ne rajonin e Shkodres.