E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrabanda e vicave, kapet 42-vjecari

MALESI E MADHE- Nje 42 vjecar nga Malesia e Madhe u ndalua dje nga policia kufitare e Hanit te Hotit, pasi dyshohet per ushtrim kontrabande nga Mali i Zi. Burime zyrtare te policise vendore thane se 42 vjecari Pal Pjetracaj, banues ne Koplik, u ndalua nga policia ne fshatin Grizhe. Sipas burimeve, Pjetracaj u kap ne drejtimin e automjetit te tij kamion tip "Benz" me targa MA 2196 B. “Drejtuesi i mjetit po transportonte 12 krere vica, te cilet mendohet te kene hyre kontrabande nga Mali i Zi”-bene te ditur dje burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Shkodres. Te njejtat burime pohuan se kjo lloj kontrabande eshte dukuri me shqetesuese ne kufirin shqiptaro-maqedonas.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›