Burg përjetë 3 vrasësve shqiptarë
.jpg)
04/03/2005 I zunë pritë viktimës duke e goditur 20 herë në gjoks, me një thikë 25 cm të gjatë
Flamur Topalli, Ermir e Vionest Dema, vranë Altin Molitën
Tre shqiptarë të gjetur fajtorë për vrasje, janë dënuar dje me burgim të përjetshëm nga Gjykata qendrore e krimeve "Olb Bailey" në Londër. Pas një procesi gjyqësor që zgjati dy muaj, i cili nisi në gjykatën rajonale të krimeve në qytetin e Brightonit, Flamur Topalli së bashku me Ermir dhe Vionest Demën kanë marrë dënimin maksimal nga gjykata londineze për vrasjen në vitin e shkuar të 25-vjeçarit Altin Molita, me origjinë nga Berati, i cili banonte pranë qytetit bregdetar të Brightonit, në jug të Anglisë.
Gjykatësi
Gjatë leximit të dënimit nga gjykatësi, Justice Bell, duke iu drejtuar shqiptarëve të gjetur fajtorë për vrasje tha: ”Kjo ishte një vrasje e ndërmarrë me vendosmëri të plotë dhe brutale pas një sherri që e kthyet në krim, e cila u krye në një vend publik pranë komunës së Hove me popullatë paqedashëse, e cila u tmerrua nga vrajsa që ju ndërmorët”. Ai, më pas i ka treguar të tre shqiptarëve se, krahas vendimit që lexoi, i ka rekomanduar autoriteteve të burgjeve, se ata do të kenë të drejtën e daljes para një trupi gjykues vetëm pas 17 vjetësh, për të riparë nëse ata do të duhet të vazhdojnë së qëndruari në burg apo mund të fitojnë lirinë dhe të deportohen nga Anglia.
Vrasja
Viktima Altin Molita, 25 vjeç, jetonte që prej gjashtë vitesh në qytezën e Hove, ku gjatë ditës punonte në ndërtim dhe natën në një klub nate. Ai u godit për vdekje me thikë 20 herë, më 1 maj 2004, rreth orës 01.15 të natës, pas një gërvishtje makine”, kështu deklaruan hetuesit anglezë, menjëherë pas vrasjes. Por burime të tjera nga komuniteti shqiptar në qytetin e Brighton janë shprehur se, “gërvishtja e makinave ka qenë vetëm shkaku për të filluar një grindje me fjalë nga të tre të akuzuarit, pasi Altini, i cili punonte si oficer sigurie në klubin e natës pranë 'Pussycat Club' në Church Road, nuk kishte lejuar hyrjen e tyre në bar, pasi ata duhet të ishin të shoqëruar me femra”.
Prita
Ai gjeti vdekjen brenda makinës së tij tip “Opel Astra”, si pasojë e 20 goditjeve me një thikë 25 centimetra të gjatë në kraharor nga Vionest Dema, i cili që në fillim të procesit pranoi akuzën për vrasje. Ai në bashkëpunim me Flamur Topallin dhe Ermir Demën, i kishin zënë pritë viktimës dhe kryen vrasjen menjëherë pasi ai mbaroi punën në klubin e natës dhe u nis me makinë për të shkuar në shtëpi.
Komuniteti
Lajmin për vrasjen në mënyrë makabre të Altin Molitës, komuniteti shqiptar në Britaninë e Madhe dhe në veçanti 2 mijë shqiptarët që jetojnë në qytetin bregdetar të Brighton-it në jug të Anglisë, e pritën me tronditje dhe me dhimbje njëkohësisht, pasi protagonistët e vrasjes dhe viktima ishin po shqiptarë. Akti në fjalë është dënuar nga ata dhe dhënia e dënimit nga gjykata londineze, ndoshta do të lehtësojë sado pak dhimbjen për familjarët e Altinit në Shqipëri, vëllain e tij që jeton në Brighton, si dhe miqtë e tij të shumtë në Britaninë e Madhe.