Prokuroria, 30 vite burg për tutorët e Hartçiut

04/03/2005 Miranda Haratçiu, pasi u gënjye nga i pandehuri Hamza Karoshi se do të fejoheshin e më pas martoheshin për të jetuar në Tiranë, kërkoi dënimin e tutorit. Vajza e trafikuar u shpreh në gjykatë se kishte si qëllim vetëm dënimin e Karoshit, ndërsa për Bujar Sfinjarin, deklaroi se është i pafajshëm. Megjithë mbrojtjen që vajza u bëri të pandehurve, Prokuroria i deklaroi fajtor dhe kërkoi dje dënimin e tyre me nga 15 vite burg për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit. Sipas akuzës, të pandehurit e kanë trafikuar vajzën në bashkëpunim. I pari që e mori Miranda Haratçiun nga Dibra, duke e gënjyer për martesë, është i pandehuri Hamza Karoshi. Prokurori tha dje në konkluzion se, Karoshi ka qëndruar 6 muaj në shtëpinë e vajzës, duke i shitur edhe viçin. Ai ishte i martuar dhe me fëmijë dhe në shtëpinë e vajzës së dëmtuar qëndronte deri sa të gjente tregun e shitjes. Akuza kundër të pandehurve u deklarua e vërtetuar nga ana e prokurorit Përparim Kulluri. Ai tha se Karoshi u largua me vajzën nga Dibra për të ardhur në Tiranë. Para largimit, i pandehuri bindi familjen e të dëmtuarës se i duheshin para, duke i shitur edhe viçin. Vepra e kryer nga të pandehurit është e vërtetuar nga deklarimet e prindërve të vajzës. Po kështu kundër Karoshit ka dhënë deklarime edhe vetë vajza, duke u munduar të mbrojë në një farë mënyre të pandehurin tjetër, Bujar Sfinjari.
Tutorët
Hamzai nuk kishte si qëllim të merrej me vajzën gjatë gjithë kohës, pasi në shtëpi e priste familja, gruaja dhe fëmijët. Ai vendosë ta shesë vajzën e grabitur. Gjen blerësin e parë dhe ia jep atij për një pagë shumë të ulët. Ndërsa viçin e shtëpisë e shiti për 300 mijë lekë të vjetra, Mirandën, Hamza Karoshi e shiti në fshatin Sukth të Durrësit për 1 milion e 200 mijë lireta. Blerësi këtë radhë është Kujtim Rama. Emri i Kujtim Ramës deri tani nuk kishte dalë në skenë. Megjithëse vajza qëndroi disa kohë me të në Sukth, ishte e destinuar të nisej drejt brigjeve italiane. Ajo u nis drejt Italisë një ditë të bukur të verës së tre viteve më parë. Kujtim Rama e shet përsëri "mallin" e tij. Por çmimi këtë radhë nuk dihet saktë, sepse edhe vetë të pandehurit janë shprehur se e kanë marrë përsipër kalimin për në Itali të vajzës, me pëlqimin e saj.
Akuza
Prokuroria shprehet se e dëmtuara ka dhënë shpjegime të plota me mbërritjen në kufi. Ai që e ka ndihmuar për të kaluar kufirin drejt Italisë, është i pandehuri Bujar Sfinjari. Sipas deklarimeve të vetë të pandehurit, për të ikur me skaf, Sfinjari ka paguar 1 milion e 600 mijë lireta. Mbërrijnë në Itali dhe të dy së bashku qëndrojnë në të njëjtën banesë. Gjashtë muaj është shfrytëzuar e dëmtuara Miranda Haratçiu nga Sfinjari në Itali. Të gjitha fitimet shkonin në duart e tij, ndërkohë që para gjykatës, i pandehuri ankohej se vajza nuk i kishte kthyer ende paratë e skafit. Miranda, përveçse ka dhënë dëshminë e saj para një trupi gjykues për të siguruar provën, u paraqit në seancën e radhës, ku dëshmia u mor drejtpërdrejtë. Së bashku me prindërit e varfër, ajo është betuar se nuk do t'ia falë kurrë Hamza Karoshit shkatërrimin e familjes dhe të jetës së saj.