Ekzekutohet vendimi i gjykatës
04/03/2005 Efektivat e komisariatit të Kavajës ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë të qytetit për Dashnor Dumanin. 20-vjeçari ishte dënuar me 10 ditë heqje lirie. Ai akuzohet se ka drejtuar automjetin pa patur dëshmi aftësie. Kjo vepër parashikohet nga neni 34/8 dhe 467/2 i Kodit Penal. I arrestuari ishte shpallur në kërkim. Ai nuk ka qenë dënuar më parë dhe ka vetëm 8 klasë shkollë. Dumani iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.