E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg perjete komisionerit vrases

TIRANE - Gjykata e Krimeve te Renda e nisi me "burgim te perjetshem" punen e saj per vitin 2008. Dje, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Liljana Baku dha vendimin kapital per Dede Stragun, i akuzuar per vrasje te dyfishte ne vitin 1997. Pasi vleresoi pretendimet e paleve, ku organi i akuzes kerkoi "burgim te perjetshem" dhe mbrojtja pafajesi, gjykata vendosi te lere ne fuqi kerkesen e prokurorise, duke e denuar ne mungese shkodranin e akuzuar per vrasjen e dy bashkefshatareve te tij. Sipas prokurorise, ngjarja e 10 viteve te shkuara, qe per nje periudhe te gjate kohe nuk eshte hetuar, ndodhi diten e zgjedhjeve parlamentare te 6 korrikut te vitit 1997, ne fshatin Kuje te komunes Pult ne rrethin e Shkodres. Nga te dhenat e kohes rezulton se Strogu pas nje grindjeje brenda ne qendren e votimit, ka vrare me arme zjarri, pistolete, Gjon Boken, nenkryetar i komisionit te kesaj qendre dhe Gjelosh Fierzen, anetar i ketij komisioni. Shkak i vrasjes se dyfishte eshte nisja ose jo e procesit zgjedhor, pasi kreu i komisionit te zgjedhjeve nuk ishte paraqitur ne komision.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›