Ne gjykate lushnjari qejfli granatash
TIRANE - Prokuroria per Krime te Renda mbylli hetimin dhe dorezoi dosjen ne gjykate per 50-vjecarin Solli Liko, i akuzuar per "vrasje ne dem te dy ose me shume personave te mbetur ne tentative" dhe "shkaterrim te prones me dashje". I arrestuar me 7 nentor te vitit 2006, lushnjari eshte hetuar nga Prokuroria per Krime te Renda, e cila vetem pas nje viti ka bere te mundur zbardhjen e plote te ngjarjes. Nga hetimet e prokurorise rezultoi se ngjarja e 7 nentorit te vitit 2006, ku si pasoje e shperthimit te nje granate ngeli i plagosur Sokrat Llupo, kishte si motiv mosmarreveshjet per pronen. Familja Llupo dhe Liko ishin ne konflikt mes tyre prej 5 muajsh. Per kete shkak, Sokrat Llupo dhe Solli Liko nga fshati Rrupai i Lushnjes, jane grindur dhe goditur me njeri-tjetrin, madje kane shkuar edhe ne gjykate per plagosje mes tyre. Por ndonese prokuroria dhe gjykata u munduan qe ta mbyllnin konfliktin e tyre duke i pajtuar, duket se palet nuk kane rene dakord. Per pasoje, Liko tentoi te vrase bashkefshatarin e tij, Llupon, duke i hedhur nje granate ne ambientet e brendshme te baneses rreth ores 2.00 te mengjesit.