E Diel, 1 Nëntor 2026

Burg përjetë vëllezërve, vranë për gjakmarje

Shkodër-Burgim të përjetshëm ka vendosur Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër për dy vëllezërit Destan e Ylber Nika (Hyseni) nga Puka. Ata u gjetën fajtor për vrasjen me paramendim për motive gjakmarrjeje të shtetasve Pjetër Gjeloshi dhe Prel Kola si dhe për plagosjen dhe Zef Stakës dhe Mirash Gjeloshit. Ngjarje kjo, e ndodhur më 7 Gusht të 2007-ës, kur vëllezërit qëlluan për të marrë gjakun e gjyshit, vrarë në vitin 1950 nga familja Gjeloshi.

Destan Nika ka qenë i pranishëm kur është dhënë vendimi, ndërsa vëllai i tij Ylberi është dënuar në mungesë. Sipas policisë ai ndodhet në Greqi dhe janë duke u kryer procedurat për ekstraimin të tij. Destani, 39 vjeç u ndalua nga forcat e policisë në vitin 2006, në fshatin Sukth të Durrësit. Duhej të kalonin 9 vjet që policia të zbardhte masakrën me dy të vrarë dhe dy të plagosur ndodhur në lagjen "Skënderbej" të Shkodrës.

Dy vëllezërit Nika ose siç njihen ndryshe me mbiemrin, Hyseni, me këtë vrasje kishin marrë gjakun e gjyshit, Ndue Hyseni, të vrarë në vitin 1950. Dy familjet, Gjeloshi dhe Nika kanë qenë komshinj në Pukë, ku edhe kanë rënë në gjak.

Por gjakmarrja rikthehet 47 vjet më pas. Në gusht të 1997-ës,  Pjetër Gjeloshit (i vrarë) dhe djalit të tij Marashit (i plagosur) iu dalin në pritë. Ata kanë qenë duke ecur me një karrocë me kalë bashkë me Prelë Kolën, kunati i Pjetrit dhe Zef Staka, mik i tyre. Tek kryqëzimi pranë spitalit të Shkodrës, dy persona, që më pas rezultuan se ishin vëllezërit Hyseni iu kanë dalë para dhe i kanë qëlluar. Në këtë ngjarje mbeti i vrarë pa padashje Prel Kola i cili u ndodh rastësisht në atë karrocë. Vrasja e ndodhur në 1997 ka qenë e pazbuluar deri më 2006 dhe për këtë ngjarje nuk ka patur dosje hetimore. Tashmë 11 vjet pas vrasjes së shumëfishtë, jepet dënimi maksimal për autorët e krimit që vranë për gjakmarrje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›