E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i KE-së, Leskaj: Qeveria, e papërgjegjshme dhe jo transparente

Tiranë- Partia Socialiste ka shprehur edhe njëherë sot shqetësimin e saj për qëndrimin e qeverisë, pas publikimit të pogres-raportit të KE-së për Shqipërinë, duke iu referuar deklaratës së përbashkët të ambasadorëve të BE-së në Tiranë.

Sipas kreut të grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, qeveria e kompleksuar nga problemet e rënda që ngre raporti, në vend që të reflektonte, në vend që të ulej të bënte një analizë serioze, anashkaloi çështjet kyçe që ngrihen në raport, duke e detyruar BE t'i rikthehet edhe njëherë këtyre çështjeve. “Qeveria e detyroi të komunikojë me publikun përmes një deklarate për shtyp për t'i thënë ato që qeveria nuk ia tha, e që janë çështjet që përbëjnë shqetësim serioz e disa herë shumë serioz”- tha ajo gjatë një deklarate për shtyp.

Sipas saj, kur gjithë shqiptarët dhe BE prisnin që Qeveria të dilte të shfaqte përgjegjësitë dhe të thoshte se çfarë masash do merrte për të përmirësuar situatën lidhur me problemet e mëdha që ngre raporti i BE për ecurinë e procesit të integrimit, Qeveria edhe këtë herë u përpoq të fshehë të vërtetën.

Leskaj ka theksuar se qeveria ka bërë vetëm një lexim selektiv, duke dëshmuar mungesë transparence me publikun edhe mungesë serioziteti dhe përgjegjshmërie për një proçes kaqtë rëndësishëm e jetik për të ardhmen e vendit.

Duke iu referuar deklaratës së BE-së, ajo ka numëruar shqetësimet e ambasadorëve;

Zbatimin ligjeve, Administratën publike, Funksionimin e varfër të sistemit të drejtësisë për shkak të problemeve me pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe transparencën.

Korrupsioni, sipas BE-së, që përshkruhet si një problem veçanërisht serioz dhe krimi i organizuar që mbetet një problem serioz për integrimin e vendit.

Çështja e pastrimit të parave, lufta ndaj të cilës është vetëm në fazën fillestare.

Trafiku i qenieve njerëzore. Trafikimi i brendshëm është gjithashtu në rritje.

Dhe kushti për zgjedhje të lira e të ndershme.

Për këto çështje, ka theksuar Leskaj, janë gjëra shumë të rënda, për të cilat ne kemi shprehur vazhdimisht shqetësimin tonë.

Qëndrimi i qeverisë, sipas saj është më shumë se papërgjegjshmëri, është mungesë transparence, është humbje shprese që kjo qeveri mund të bëj ndonjë gjë për të përmirësuar gjendjen.

“Një qeveri që nuk reflekton nuk mund të japë asnjë shpresë për përmirësim

Dëshiroj të konfirmoj edhe njëherë se ne si forcë politike, PS dhe Grupi parlamentar, vlerësojmë shumë seriozishtraportin mbi ecurinë e integrimit të Shqipërisë në BE. Jemishumë të vëmendshëm ndaj rolit dhe përgjegjësive të opozitës, kontributit të saj veçanërisht për përmbushjen e kritereve politike”- ka përfunduar ajo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›