Burg policëve që “tradhtuan” kryekomisarin!

Ata akuzohen se nuk kanë ndihmuar kreun e komisariatit të Policisë së Shijakut, Adem Tahiraj, i cili mbeti i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e 13 shtatorit.
Policët akuzohen se nuk kanë vepruar për të parandaluar krimin e rëndë. “Këto veprime janë kryer krahas veprimeve hetimore të kryera nga sektori i Krimit të Organizuar pranë DPQ Durrës, nën drejtimin e prokurorisë për Krime të Rënda. Të dy punonjësit e policisë që kanë qenë në vendngjarje, duke kryer detyrën së bashku me kryekomisar Tahirajn, megjithëse kanë patur të gjitha mundësitë, nuk kanë kryer asnjë veprim për të parandaluar vrasjen, neutralizuar vrasësin apo për ta kapur dhe arrestuar atë”, thuhej në njoftimin e Ministrisë së brendshme ditën e arrestimit të tyre nga Kontrolli i Shërbimit të Brendshëm në këtë ministri.
Ndërkohë, Prokuroria pretendon se arrestimet janë kryer në mënyrë të paligjshme, pasi ndaj dy policëve nuk ka pasur urdhër gjykate dhe se ata nuk janë arrestuar në flagrancë. /Start/
2012-09-24 11:47