Sequi takon Ramën: Shpresojmë një zgjidhje për Gj. e Lartë

Ai theksoi se diskutimi ishte konstruktiv dhe kishte vënë re gatishmërinë e PS-së për procesin e integrimit.
“Ne diskutuam situatën e tanishme duke marrë parasysh që Komisioni Evropian do të nxjerrë raportin e vitit 2012. Takimi ishte si zakonisht. Vura re dëshirën dhe vullnetin e mirë të opozitës për të ecur përpara drejt Bashkimit Evropian. Jam i sigurt që edhe në të ardhmen që opozita të luaj një rol progresiv për të ecur përpara”, theksoi Sequi.
I pyetur për miratimin e ligjit për Gjykatën e Lartë, kur tashmë opozita ka deklaruar se nuk do ta japë votën e saj, Sequi tha se po bashkëpunohet dhe diskutohet për këtë çështje. Ai kujtoi reforma të rëndësishme janë miratuar në momentet e fundit dhe që kanë pasur sukses.
“Opozita do të vazhdojë të luaj një rol konstruktiv. Unë e kam thënë dhe vazhdoj ta them që integrimi i Shqipërisë në BE është një objektiv kombëtar. Mund të them që edhe në saj të vizitave të kohëve të fundit të bëra në Bruksel nga z, Nishani dhe nga vetë Rama, unë vazhdoj të them se integrimit mbetet objektiv kombëtar. Ne po e vazhdojmë ta ndjekim çështjen nga afër dhe shpresojmë të gjejmë një zgjidhje. Së pari, ne nuk mund ta shikojmë të ardhmen dhe se dimë si mund të jetë ajo fiks, së dyti edhe unë kam një këndvështrim edhe të debatit historik që është bërë në Shqipëri. Mund të themi që reforma të rëndësishme, si ajo zgjedhore apo për Avokatin e Popullit ishin në fund të suksesshme. Unë jam një njeri që besoj dhe kam besim që ndërgjegjësimi për faktin se integrimi është projekt kombëtar për Shqipërinë”, shtoi ai. /S.Ll/Start/
2012-09-24 10:21