AK: Basha gënjeu për linjën e tramit
Kjo parti tha se sot do të nisë fushata e demaskimit të premtimeve boshe-siç i konsideroi ky grupim-të kryebashkiakut aktual të Tiranës.
“Mashtrimi numër 1 i cili do të pasohet nga qindra të tjerë është ndërtimi i tramit ose linjës së tramvajit që do të lidhte sipas Bashës lindjen me perëndimin dhe veriun me jugun. Ky premtim i kryetarit të Bashkisë së Tiranës do të bëhej realitet brenda një kohë rekord për ti dhënë sipas tij, qytetit të Tiranës lehtësimin e trafikut të rënduar. Ky premtim i kryetarit të Bashkisë së Tiranës ka mbetur vetëm në posterin elektoral dhe në faqen e internetit të bashkisë së Tiranës ku përveç takimeve për mbështetje teknike me përfaqësues nga Çekia dhe Bullgari apo dhe Pekini asgjë nuk është jetëzuar nga kryetari i Bashkisë më të madhe në vend”, tha Sekretari i Teknologjisë dhe Informacionit në AK, Migen Qiraxhi.
Ai shtoi se Basha nuk ka asnjë plan për transportin publik të kryeqytetit. Aleanca KuqeZi deklaron se nuk do të ndalet në denoncimin e premtimeve të pa mbajtura të krahut të djathtë të Sali Berishës. “Ne e dimë që Lulzim Basha nuk ka për ta realizuar as për 425 ditë të tjera linjën e tramit sepse është i zënë me menaxhimin e kanoçeve të romëve, linjën e taksive dhe shume interesave të tij dhe miqve të tij. Ndryshe nga ministrat e qeverisë së shtetasit Sali Berisha të cilët tashmë kanë dosjen e krimit nën petkun mbrojtës të pushtetit, dosja e Lulzim Bashës do të mbaje fytyrën e mashtrimit”, tha më tej Qiraxhi. /Start/
2012-09-24 12:09