Burg zyrtareve te Kasharit, refuzohet garancia
Dy prej te akuzuarve te operacionit "Kashari 2" ofrojne garanci pasurore per te fituar lirine e perkohshme. Tete te arrestuarit, dy nga te cilet ish-kryetare te komunes Kashar, njeri drejtuesi aktual, tre zyrtare te kadastres, nje kryeplak dhe i fundit shofer, kundershtuan dje akuzat per abuzime me pronat, pervetesime, korrupsion pasiv, shperdorim detyre, duke u deklaruar te pafajshem. Gjykata e Tiranes, pas kater oresh seance te mases se sigurise, ka lene ne qeli te dyshuarit zyrtare, duke miratuar kerkesen e Prokurorise se Tiranes. Gjithashtu, nga gjyqtarja Rezarta Vigani eshte rrezuar edhe kerkesa e dy avokateve te Naim Karajt, ish-kryekomunar i Kasharit ne periudhen 2000-2003 dhe Islam Sherajt, kryeplak i fshatit Katund i Ri, per garancine pasurore kundrejt mases "detyrim paraqitje". Ne asnje rast mbrojtja nuk permendi shumen qe japin per garanci pasurore. Burime nga organi i akuzes bene te ditur, per gazeten "KJ", se ish- kryetari i komunes, Faik Fejzo, ka bere te ditur perpara oficereve te policise gjyqesore se e pranon faktin qe ka firmosur dokumente, por ka mohuar te ishte ne dijeni se behej fjale per abuzime e mbivendosje, duke rrezuar akuzat. Ne burg mbeti edhe kryetari aktual i komunes, Alfred Sulaj, pergjegjesi i kadastres dhe Shefqet Alikaj, Ismail Sulaj, Xhevahir Hyka e Ilir Sula. Asnje prej te akuzuarve nuk e ka pranuar akuzen e ngritur. Nderkohe qe Prokuroria e Tiranes ka ne cilesine e provave materiale pergjimet telefonike ambientale, si dhe dokumentet e sekuestruara ne kadaster plot dy muaj me pare se te kryheshin arrestimet. Hetimet per pronat e Kasharit zhvillohen prej 7 muajve dhe behet fjale per 15 raste abuzimesh, me 105 mije m2 toke pervetesim dhe 150 milione leke abuzime.
R.C
Akuzat
Korrupsion pasiv nga te zgjedhurit vendore
Shperdorim i detyres
Falsifikim te dokumenteve
Mashtrim
Armembajtje pa leje
Pervetesim titulli
Ne pandehur
Alfred Sulaj, 33 vjec, kryetar i komunes Kashar
Faik Fejza, 56 vjec, ish-kryetar i komunes Kashar 2003-2007
Naim Karaj, 45 vjec, ish-kryetar i komunes Kashar 2000-2003
Islam Shera, 65 vjec, kryeplak
Shefqet Alikaj, 51 vjec, pergjegjes i Zyres se kadastres ne Kashar
Ismail Sulaj, 42 vjec,
Xhevair Hyka, 43 vjec,
Ilir Sula, 33 vjec, shofer i komunes Kashar