E Shtunë, 31 Tetor 2026

Padia ndaj ministrit, nis procesi gjyqesor

Tirane - Studentja Rudina Murataj ka vendosur te mbroje vete padine qe ka bere ne Gjykaten e Tiranes ndaj ministrit te Drejtesise, Enkeled Alibeaj dhe drejtoreshes se shkolles se Magjistratures, Arjana Fullani, per fyerje dhe refuzim te se drejtes per te vazhduar studimet. Dje eshte zhvilluar seanca e pare, ku te dyja palet e paditura kane derguar avokatet e tyre mbrojtes. Por ne fund te procesit, gjyqtari i ceshtjes, Sokol Tona, i ka kerkuar kandidates per studente ne Magjistrature qe te saktesoje objektin e padise se saj nga ana juridike. Vajza me floke te gjata te zeza, e veshur me xhinse dhe me nje pallto ngjyre kafe, u ka kerkuar togave te zeza te kryesuara nga gjyqtari Sokol Tona te zhvillojne seancen me perpikmeri. Nderkohe qe seanca e radhes eshte shtyre, pasi padia e bere prej saj nuk ishte e sakte. Shkak i padise mesohet te jene vetem 0,2 pike, te cilat bene qe vajza nga Gjirokastra te humbiste shkollen e Magjistratures. Mesatarja 9,8 dhe perplasjet per marrjen e nje kopje te testit mesohet se kane renduar situaten. Murataj ka bere te ditur dje ne seance se, gjate korrigjimit per here te dyte te testit nuk eshte mbledhur komisioni, por ky korrigjim eshte bere vetem nga Alibeaj, i cili nuk ka ndryshuar asgje, pasi rezultatet, sipas saj, ishin shpallur.
R.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›