Lamtumirë kryekomisar, përcillet në banesën e fundit Adem Tahiraj

Përcillet drejt banesës së fundit Kryekomisari i rënë në krye të detyrës një ditë më parë, Dëshmori i Atdheut, Adem Tahiraj. Trupi i pajetë Komisar Tahirit është drejtuar drejt Varrezave të Dëshorëve, ku do të mbahet dhe ceremonia e varrimit. Për rreth dy orë me radhë në Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë, janë mbajtur homazhe në nderim të tij, ku kanë qenë të pranishme drejtues të lartë të shtetit, personalitete të rëndësishme, miq, kolege dhe te aferm, të cilët u shprehën ngushëllime familjarëve për humbjen e njeriut të tyre të dashur.49 vjecari Adem Tahiraj u ekzekutua mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00 në Katund Sukth të rrethit të Durrësit, në kohën kur kryekomisar Adem Tahiri ishte në krye të një operacioni për armëmbajtje pa leje. Ndërkaq është vetëdorëzuar sot në polici autori i vrasjes së tij, Ilir Xhakja, ndërsa është ende në kërkim nipi i tij, Ledio Krasnaj 17 vjec. Policia tha se 38 vjecari, nuk mundi të cante rrethimin dhe rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm është dorëzuar së bashku me armën e krimit pranë forcave të policisë në Shënavlash, ku qendronte i fshehur që pas vrasjes së Adem Tahiri. Xhakja u largua menjëherë nga vendi i krimit, por forcat të shumta policie së bashku me forcat RENEA rrethuan gjithë zonën, duke e bërë të pamundur arratisjen e tij. Paraditen e sotme, polcia ka zbardhur skenarin e krimit mafioz dhe mësohet se shefi i komisariatit ka qenë i shoqëruar me dy punonjës të tjerë të policisë në një pikë kontrolli dhe gjatë verifikimit të makinës së 17-vjeçarit Ledion Krasnaj janë evidentuar mangësi në dokumentacion të automjetit të tij, tip Opel me xhama të zinj dhe vetëm me një targë. Për këtë arsye, policia ka urdhëruar 17-vjeçarin ta shoqërojë në komisariat, por ky i fundit ka kundërshtuar duke nisur kështu debate mes tij dhe policisë. Në këtë moment ka mbërritur në vendngjarje daja i Krasnaj, Ilir Xhakja me një makinë tip benz me targa BG 145 HB ku edhe ai ka nisur të debatojë me shefin e komisariatit të Shijakut Adem Tahiri. Debati mes kryekomisarit dhe autorit ka zgjatur për disa minuta duke degjeneruar kështu në përdorimin e armës tip pistoletë nga ana e 38 vjecarit, Ilir Xhakja, i cili ka qëlluar 5 herë mbi trupin e komisar Tahirit, duke e lënë atë të vdekur në vend. Për pasojë është e plagosur në këmbë edhe një kalimatare e cila ndodhej aty pranë, 67-vjeçaren Eleni Ndoka. Sipas të dhenave nga policia, pas ngjarjes së rëndë Ilir Xhakja së bashku me nipin e tij kanë lënë automjetet në shtëpi dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie të cilat kanë bërë të mundur rrethimin e zonës ku ndodhej Ilir Xhakja, i cili në pamundësi për t`iu larguar policisë është vetëdorëzuar. Gjithashtu policia ka bërë të ditur se gjatë natës ka bërë të mundur edhe arrestimin në Shënavlash të 38-vjeçarit Ilir Krasnaj, i cili ishte i dënuar më parë për vrasje ndërsa, Ledion Krasnaj, nipi i autorit të vrasjes së kryekomisarit Tahiri është ende në kërkim. Ilir Xhakja, nuk është një person i panjohur për forcat blu, pasi ishte arrestuar dhe burgosur disa herë për vrasje dhe vepra të tjera penale.