E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e kryekomistarit, KLD heton lirimin e Ilir Xhakjas

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar të hetohet procedura e ndjekur për lirimin e Ilir Xhakjas, i cili ekzekutoi një ditë më parë shefin e komisariatit të Shijakut, Adem Tahirin.
 

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të KLD-së pas nje urdhëri të nxjerre nga zëvendëskryetari i KLD-së Elvis Cefa.

“Me urdhër të Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Inspektorati i këtij Këshilli, do të verifikojë veprimtarinë gjyqësore të realizuar nga gjykatat, në shqyrtimin e akuzave penale, në ngarkim të të pandehurve, autorë edhe të ngjarjes tepër të rëndë të ndodhur në datën 13.09.2012, ndaj shefit të Komisariatit të Shijakut, Kryekomisarit Adem Tahiri” thuhet në deklaratën e KLD-së.
 

Ilir Xhakja rezulton i dënuar për vrasje nga gjykatat shqiptare të shkallës së parë e shkallës së dytë. Me një vendim të datës 27 mars 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda, e dënoi Ilir Xhakjan me 21 vite burg për akuzën e vrasjes por çështja pushoi dhe Xhakja u lirua në vitin 2011.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›