E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kriza”, Meta: PS të gjejë zgjidhje, pa shkelur Kushtetutën

TIRANE- Kreu i LSI-së, njëherazi nurmi dy i qeverisë, Ilir Meta është shprehur optimist për tryezën e dialogut të thirrur të shtunën nga presidenti Bamir Topi. Ndërsa vlerësoi dhe shprehu mbështetjen për qëndrimet e kryeministrit Berisha në tryezë, Meta theksoi se kreu i qeverisë ka mbajtur një qëndrim konstruktiv dhe ka vullnet për të zgjidhur të gjitha pretendimet e opozitës. “Duhet të jemi optimist për tryezën e thirrur nga presidenti. E inkurajoj Topin për përpjekjen e tij. Megjithatë, mendoj se jo çdo gjë është në dorë të presidentit Topi, por duhet edhe pjekuri politike”, theksoi Meta, Ndërkaq numri dy i qeverisë u shpreh për pretendimet e Partisë Socialiste ka një rrugë që sipas tij, është vetëm gjykata. Zv.Kryeminstri ka përsëritur apelin drejtuar opozitës për të kontribuar në zgjidhjen e ngërcit politik , ndërsa nuk ka lënë pa përmendur qëndrimin e mazhorancës se asnjë zgjidhje nuk mund të dalë mbi vendimin e Gjykatave. “Nuk mund të ketë zgjidhje mbi Kushtetutën e vendit” tha Meta. (e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›