E Diel, 1 Nëntor 2026

Liri Berisha nje ekspozite per Nene Terezen ne Estoni

Eumlshte hapur ne Estoni nje ekspozite te kushtuar jetes dhe veprimtarise se humanistes shqiptare Nene Tereza. Hapja e ekspozites eshte bere nga presidentja e fondacionit kulturor Nene Tereza znj. Liri Berisha pas fteses qe ajo mori nga kryetari i grupit parlamentar Estoni-Shqiperi Rain Rosimannus. Ekspozita eshte hapur ne ambientet e Parlamentit te Estonise. Ne fjalen e saj zonja Berisha ka deklaruar se Nene Tereza perfaqeson vlerat me te mira humane dhe njerezore te kombit shqiptar duke i bere te gjithe te jene krenare. E pranishme ne hapjen e ekspozites ka qene dhe Kryeparlamentarja e Estonise Ene Ergma. Ajo shtroi nje darke per nder te zonjes Berisha gjate se ciles ishin te pranishem perfaqesues te te gjithe spektrit politik ku nder te tjera u bisedua per zhvillime te perbashketa ndermjet dy vendeve. Gjithashtu zevendeskryetarja e Parlamentit pergezoi znj. Berisha per ritmet e shpejta te zhvillimit ekonomik dhe atij te turizmit ne Shqiperi. Zonja Berisha u prit edhe nga drejtoresha e Pergjithshme e Politikave per Evropen ne Ministrine e Puneve te Jashtme e cila shprehu kenaqesine dhe uroi per liberalizimin e vizave te Shqiperise me Evropen. Gjate vizites ne Estoni znj Berisha ka vizituar edhe spitalin e femijeve ku eshte njohur nga afer me sherbimet e ofruara ne te gjitha pavijonet e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›