E Shtunë, 31 Tetor 2026

Schulte Po beni hapat e duhur drejt integrimit

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli priti ne nje takim deputetin e Bundestagut gjerman Bernhard Schulte. Ai tha se Shqiperia po ben hapat e duhur edhe per nje proces tjeter te rendesishem sic eshte integrimi i plote ne BE. Mundem te konstatonim gjate ketij qendrimi se sa te gezuar jane njerezit per liberalizimin e vizave. Gjithashtu kemi bindjen se qeveria po ben hapat e duhur perpara per te arritur integrimin e plote ne Bashkimin Evropian - tha ai. Ndersa Kryetarja e Kuvendit tha se Gjermania eshte nje aleat strategjik per Shqiperine dhe integrimin e saj evropian si dhe donatori kryesor ne Bashkimin Evropian per reformat ekonomike te Shqiperise. Kryetarja e Kuvendit tha se Shqiperia vend anetar i NATO-s po jeton momente te paharrueshme te vendimit historik te heqjes se vizave. Shqiperia - u shpreh ajo - vendi qe ka perjetuar izolimin nje shekullor dhe diktaturen me te eger te komunizmit ne Evrope sot ndihet e konsideruar ne identitetin e saj evropian pasi rrenjet e saj te lashta historike dhe kulturore i perkasin ketij kontinenti. Duke iu referuar dhe qendrimeve te lidereve evropiane Kryetarja e Kuvendit ritheksoi Evropa nuk mund te jete e kompletuar pa anetaresimin e vendeve te Ballkanit Perendimor ne Bashkimin Evropian. Me tej biseda mes tyre u perqendrua ne programin e bursave per te rinjte praktikante ne Bundestagun gjerman ku deputeti Bernhard Schulte vleresoi vecanerisht cilesite dhe standardet e kultures se konkurrenteve shqiptare. Vizita e Schultes ne Shqiperi vjen ne kuader te projektit per praktiken parlamentare nderkombetare gje qe u mundeson te rinjve te rajonit te njohin praktikat me te mira te funksionimit te Bundestagut gjerman.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›