E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgaj:Bashkëpunim me palën greke për kufirin

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj ka zhvilluar sot një takim me homologun e tij grek Eleftherios Ikonomou ku një nga temat e diskutimit ka qënë edhe çështja e kufirit dhe vonesat që kanë hasur emigrantët shqiptarë në pikat doganore.
 

I pyetur nga mediat në lidhje me vonesat në përpunimin e dokumentacionit në pikat doganore, drejtori i përgjithshëm i Policisë Burgaj ka theksuar se kjo është një çështje që tashmë ka gjetur zgjidhje nga pala greke.
 

“Besoj që kjo është një çështje që ka gjetur zgjidhjen e duhur. Ka pasur një përkushtim nga pala greke për të rritur nivelin e sigurisë së policisë greke në shërbim të qytetarëve por sigurisht vumë edhe pika kontakti për të rritur cilësinë e shërbimit” theksoi Burgaj.

Më tej Burgaj theksoi se temat të tjera të diskutuara gjatë këtij takimi ishin forcimi i bashkëpunimit dypalësh policor në luftën kundër krimit të organizuar, kalimi në operacione të përbashkëta kundër trafiqeve të lëndëve narkotike, dhe trafiqeve të tjera të paligjshme, etj.

Ndërkohë të dy drejtuesit e Policisë shqiptare dhe greke shprehën angazhimin e tyre të mëtejshëm lidhur me bashkëpunimin dypalësh.

I yetur nga mediat për problemet ne doganat greke në kohën e sezoneve apo festave, kreu i policisë greke ka deklaruar se është punuar për zgjidhje. Ai e ka lidhur problemin me defektet kompjuterike së fundi me fluksin e madh, duke pranuar se kompjuterat paraqesin disa probleme, por e rëndësishme sipas tij është dëshira shumë e mirë e të dyja palëve për zgjidhje.

Sipas tij, Greqia ka detyrime ndaj BE dhe dëshira e saj është që vendi ynë të jetë sa më shpejt pjesë e familjes evropiane.

Ndërkohë të dy drejtuesit e Policisë shqiptare dhe greke shprehën angazhimin e tyre të mëtejshëm lidhur me bashkëpunimin dypalësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›