E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, gjendet i pajetë një 60-vjeçar, nuk dihen shkaqet

Një 60-vjeçar është gjetur i vdekur ditën e sotme në rrethana ende të paqarta në qytetin e Fierit.
 

Viktima është 60-vjeçari Nikollë Mata i cili u gjet i pajetë në fshatin Marinëz të Fierit, në afërsi të sektorit të nxjerrjes se naftës.
 

Ndërkohë ende nuk ka të dhënë, nëse është vdekje natyrale, apo kemi të bëjmë me një krim por ekspertët e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›