E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, për 7 muaj arrestohen 221 persona në kërkim

Strukturat e hetimit dhe të parandalimit të krimit në Policinë e Tiranës, për periudhën Janar-Korrik 2011 kanë arrestuar 88 persona për konsumim të veprës penale të “Armëmbajtjes pa leje”. Vetëm gjatë muajit gusht janë kapur 15 shtetas për armëmbajtje pa leje, ndërsa janë kapur 221 persona në kërkim, të shpallur me vendim Gjykate për vepra të ndryshme penale.
 

Po ashtu, vetëm për muajin Gusht 2011 janë kapur 29 persona në kërkim, ndërsa krahasuar me muajin gusht të vitit 2010 janë kapur 24 persona në kërkim, të shpallur për vepra të ndryshme penale.
 

Si rezultat i një angazhimi maksimal të të gjithë strukturave të Parandalimit dhe të Hetimit të Krimit të Policisë së kryeqytetit, me synim përmbushjen e detyrave funksionale dhe të prioriteteve të përcaktuara, rezulton se, gjatë kësaj periudhe analizuese është shënuar një rritje e ndjeshme si në zbulimin dhe evidentimin e një numri më të madh të veprave penale në krahasim me periudhat paraardhëse, ashtu dhe në goditjen e grupeve të organizuara kriminale.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›