E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgjet e Kosovës befasojnë Ministren e Drejtësisë Finlandeze

Dubravë (Start)-Ministrja e Drejtësisë së Finlandës, Tuija Brax vizitoi dje burgun e Dubravës, e shoqëruar nga Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Nekibe Kelmendi. Ministrja e Drejtësisë së Finlandës Tuija Brax, pas vizitës që bëri në qelitë e burgut, në punëtoritë për aftësim profesional, në shkollë, në spital, në bibliotekë, në salla të sportit, theksoi se është ndarë shumë e kënaqur nga kjo vizitë dhe është e befasuar për kushtet e mira që u ofrohen të burgosurve në Kosovë. Gjatë takimit u diskutua gjithashtu edhe çështja e shtrirjes së EULEX-it në Kosovë, respektimi ligjit, korrupsioni dhe dukuri të tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›