E Diel, 1 Nëntor 2026

Prania ndërkombetare në Kosovë, vendimi merret më 11 nëntor

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit, kushtuar misionit civil të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), që pritej të mbahej në fund të kësaj jave, është caktuar më date 11 nëntor. Kjo bëhet e ditur në faqen zyrtare të OKB-së.

Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq, këtë shtyrje të mbledhjes, që ishte paralajmëruar të mbahet më 7 nëntor, e ka arsyetuar me faktin se, “nuk janë plotësuar kushtet e Serbisë në lidhje me konfigurimin e UNMIK-ut”.

Ai ka thënë se deri tani nuk është arritur një marrëveshje për plotësimin e kushteve të Serbisë për punën e misionit EULEX në Kosovë. Gjithashtu përsëritur frazën tashmë të njohur serbe se, “ky mision nuk mund ta zbatojë planin e Ahtisaarit, duhet të jetë neutral ndaj statusit, dhe se, duhet të ketë miratimin eksplicit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ku do të bëhet fjalë edhe për rikonfigurimit e UNMIK-ut, pritet të marrin pjesë shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, shefi i diplomacisë kosovare, Skënder Hyseni, dhe homologu i tij serb, Vuk Jeremiq.

Ndërkaq, gjatë ditëve në vijim pritet të vazhdojnë bisedimet intensive në relacionin Bruksel-Neë, York-Beograd-Prishtinë, për reformimin e pranisë ndërkombëtare në Kosovë. /Telegrafi/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›