Frattini: Fitorja e Obamës nuk do të ndryshojë politikat me Italinë
Romë (start)- Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë Franco Frattini, deklaroi se SHBA-ja vazhdon të jetë partnerja kryesore e Italisë dhe nuk do të ketë ndryshime epokale në marrëdhëniet midis dy vendeve me zgjedhjen e demokratit Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë.
"Shtetet e Bashkuara janë dhe do të jenë partneri kryesor ndërkombëtar i Italisë", deklaroi sot Frattini, i cili foli në programin "Panorama del giorno" ku komentohej fitorja e Obamës, i cili u bë presidenti i parë afrikano-amerikan në SHBA.
"Sigurisht që do të ketë ndonjë ndryshim, por nuk do të jenë ndryshime epokale në linjat e rëndësishme", shtoi Frattini, duke theksuar se "me presidentin Obama do të vazhdojmë të njëjtën rrugë bashkëpunimi, do të kenë me siguri mbështetjen reciproke".