Punonjësit e gjyqësorit nisin grevën më 18 nëntor
Prishtinë (Start)-Punonjësit e pushtetit gjyqësor në Kosovë po përgatiten për tu futur në një grevë të përgjithshme më 18 nëntor. Këtë e kanë konfirmuar zyrtarët e Sindikatës së Pavarur të Juristëve në Kosovë. Sipas tyre, tashmë janë konsumuar të gjitha bisedimet me autoritetet e larta shtetërore dhe kërkesat nuk kanë gjetur përgjigje. Sindikata bën të ditur se arsyeja për këtë hap është marrë për shkak se në bisedat intensive për tejkalimin e situatës së krijuar në organet e gjyqësorit të Kosovës, deri tani nuk është arritur ndonjë zgjidhje konkrete, por ka pasur vetëm premtime.